E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: Mungon transparenca. Ruli: Kjo nuk është e vërtetë

Nënshkrimi i dy marrëveshjeve tri ditë më parë mes Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni dhe Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, kanë qenë objekt debati dje në sallën e Kuvendit. Opozita, nëpërmjet deputetit Andis Harasani, ka shprehur hijet e saj të dyshimit në lidhje me këto marrëveshje, të cilave, sipas socialistëve, u mungon transparenca. Gjatë diskutimit të tij në Kuvend, Harasani ka ngritur një sërë pyetjesh, përgjigjet e të cilave i ka quajtur një detyrim ligjor të Kryeministrit Sali Berisha kundrejt shqiptarëve. "Sa ndikojnë në zgjidhjen e problemit në vend, në ç‘kushte janë ofruar kontrata dhe cili do të ishte impakti në mjedis i këtyre veprave", është shprehur Harasani. Pyetjeve të Harasanit u ka kthyer menjëherë përgjigje ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, i cili ka theksuar se dy marrëveshjet janë realizuar në një transparencë të plotë, pasi janë negociuar me një ekspertizë të kualifikuar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›