E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harasani: PS, po zgjedhjeve te 8 majit Qamil Xhani

Ka vetem nje menyre qe Partia Socialiste te arrije qellimin e aksionit te saj politik per zgjedhje te parakohshme. Sipas deputetit te Partise Socialiste, Andis Harasani, arritja e ketij objektivi nga opozita mund te bahet vetem me nje fitore te thelle ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Harasani shton se ky eshte opsioni i vetem per realizimin e projektit politik te partise se tij dhe jo menyrat e tjera qe jane hedhur ne qarkullim nga opozita. "Duhet te marrim pjese ne zgjedhjet lokale. E kam thene dhe me pare, nje fitore e zgjedhjeve lokale do te conte automatikisht ne zgjedhje te parakohshme. Ndonje menyre tjeter une nuk shoh", tha dje ne nje prononcim per televizionin "Klan", deputeti i PS-se, Andis Harasani. Duke komentuar deklaraten e Zevendesndihmes Sekretarit Amerikan te Shtetit per Evropen Tomas Countryman mbi mundesine e bojkotit te zgjedhjeve lokale te 8 majit nga opozita shqiptare, Harasani shpreh sigurine se partia ku ai ben pjese pavaresisht nga retorikat e dites do te permbushe detyrimin kushtetues per te cilin eshte krijuar dhe ekziston, pjesemarrjen ne zgjedhje. "Eshte Kushtetuta shqiptare qe nuk lejon bojkotimin e zgjedhjeve. Une jam i bindur se Partia Socialiste do te marre pjese ne zgjedhjet lokale, sepse kjo eshte arsyeja se perse nje parti politike ekziston. Cfaredo fjale tjeter qe thuhet lart e poshte, jane thjesht per politike te dites, por nuk eshte thene asnje here qe do te mungoje ne zgjedhjet lokale", u shpreh dje Harasani. Lidhur me bashkimin e Dritan Priftit me grupin parlamentar socialist, Harasani thote se do te shprehe opinionin e tij menjehere sapo kryesocialisti Rama ne respekt te statutit ta therrase ate si cdo te zgjedhur tjeter socialist ne mbledhjet e Grupit Parlamentar, gje qe sipas deputetit Harasani nuk e ka bere keto muajit e fundit. "Ne momentin e duhur kur te kete nje kerkese ne do te shfaqim opinionin tone, por fatkeqesisht une nuk mund te them cfare ka ndodhur sepse une nuk kam qene ne mbledhjet e grupit. Ne takimit e fundit qe kryetari i radhes PS-se ka pasur me deputetet, nuk e ka pare te arsyeshme te me ftoje, sic duket nuk e ka lexuar ende statutin e Partise. Ne momentin qe do te marre pjese ne mbledhje do t'a ngre kete ceshtje", tha dje Harasani. Gjate diteve te fundit, Rama ka zhvilluar takime me te vecanta me deputete te qarqeve te ndryshme ne vend. Ne qender te takimeve ka qene diskutimet per demonstraten e dates 18 shkurt dhe marrjen e masave per nje pjesemarrje sa me te madhe dhe garantimin e zhvillimit te saj ne menyre paqesore. Pjese e diskutimeve te grupit te PS-se ka qene dhe situata politike dhe hapat e metejshem qe do te ndiqen nga opozita.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›