Vangjel Dule: Opozita pa strategji efikase, i kanosen të tjera humbje elektorale
05-11-2011 / Gazeta 55
Duke iu përgjigjur akuzave për tradhti të opozitës me votimin ndaj këshillave të qarkut, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, thotë se natyra e bashkëpunimit me Partinë Socialiste është e tillë që PBDNJ, vendos vetë për qëndrimet e saj. Dule kujton se loja politike është e hapur, por megjithatë do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë. Ndërkohë, kreu i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, vëren se opozita nuk ka qenë e kthjellët në strategjinë e saj politike. Sipas Dules, administrimi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duhet të administrohet nga një numër i konsiderueshëm partish politike ose nga një administratë jopolitike.
...