E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Kartat, për disa kategori të jenë falas



Edhe LSI-ja u është shtuar dje zërave kundër ecurisë së procesit të aplikimit për letërnjoftimet. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha se thirrjet e qeverisë që qytetarët të aplikojnë për letërnjoftime janë thjesht demagogji, pasi sipas tij, nuk janë ngritur ende qendrat e aplikimit në të gjithë vendin. "Ritmi dhe sasia e kartave të shpërndara është shumë larg të gjithë planit të bërë publik nga vetë qeveria. Edhe plani i hartuar nga vetë qeveria ishte në limite kritike kohe dhe vonesa shumë të mëdha që po pranohen nga vetë qeveria, e kanë kompromentuar dukshëm këtë proces, - theksoi Vasili. Ai ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa si dhe të shpërndajë pa pagesë letërnjoftimet për një sërë kategorish, siç janë pensionistët në fshat dhe qytet, studentet, të papunët, personat me aftësi të kufizuara, personat me pagë minimale në sektorin publik dhe privat e të tjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›