Harasani, premtimet e KOP-it janë gënjeshtra

17/05/2005 Harasani ka hedhur poshtë pretendimet për uljen e çmimit dhe reduktimin e TVSH–së së energjisë në zero
Drejtori i KESH-it, Andis Harasani, ka hedhur poshtë politikat e kundërshtarëve politikë në lidhje me uljen e çmimit të energjisë dhe reduktimin në zero të TVSH–së. Harasani ka sulmuar ashpër jo vetëm KOP-in, por dhe kreun e PD–së, duke e quajtur gënjeshtar dhe politikat e tyre mashtrime elektorale. “Kjo ‘platformë’ është përgatitur nga persona jokompetentë, që nuk njohin jo vetëm zhvillimet në këtë sektor vitet e fundit, por dhe dokumentet e iniciativat e publikuara e të pranuara nga komuniteti i kreditorëve e donatorëve, që financon sektorin”, ka deklaruar gjatë konferencës për shtyp drejtori i KESH-it. Duke iu referuar pikë për pikë politikave ekonomike që do të zbatohen në një fitore të mundshme të PD-së, Harasani ka sjellë kundërargumentet e veta për çdo çështje. Kështu lidhur me faktin se Shqipëria ka një nivel tarifor të energjisë shumë më të lartë se vendet e tjera, Harasani ka deklaruar se, “ky është një premtim elektoral, që dëmton rëndë jo vetëm performancën teknike dhe financiare të kompanive që operojnë në sektorin e energjisë elektrike, por nga ana tjetër është një veprim i pambështetur në logjikën tekniko-financiare të mënyrës së operimit të kompanive që veprojnë në sektor”, tha Harasani. Kështu, sipas kreut të KESH–it, premtimi bie ndesh jo vetëm me ligjin për sektorin e energjisë elektrike, që ka përcaktuar mënyrat e ndërtimit të çmimeve dhe tarifave të energjisë elektrike, duke ndaluar ndërsubvencionet ndërmjet kategorive të konsumatorëve, por dhe me një sërë obligimesh, që ka marrë përsipër shteti shqiptar ndaj partnerëve të tillë seriozë si Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, që kanë financuar sektorin elektroenergjetik dhe që vazhdojnë ta mbështesin atë me kredi afatgjata si dhe me detyrimet që ka marrë përsipër shteti shqiptar në kuadër të krijimit të tregut rajonal të energjisë elektrike.
“Duke pasur parasaysh që sektori i energjisë elektrike është në fazën më të rendësishme të reformimit dhe ristrukturimit të tij, ulja e çmimit do të ishte një hap prapa, që do të rezultonte jo vetëm me impakte financiare mbi sektorin elektroenergjetik, por njëkohësisht do të dëmtonte mjaft dhe përpjekjet e Shqipërisë për integrimin në strukturat euroatlantike”, ka deklaruar Harasani. Ndërkaq, lidhur me çështjen e TVSH–së zero, Harasani ka sqaruar se, kjo është e pamundur, pasi ndikimi në buxhet do të ishte negativ. “Ky do të ishte një veprim, që jo vetëm do të dëmtonte Buxhetin e Shtetit, dhe si pasojë do të kishte impakt negativ në financimet publike që kryen Buxheti i Shtetit për të mirën e përgjithshme, por do të kishte një impakt të papërballueshëm nga sh.a. KESH”, tha Harasani.
Investimet, ja çfarë kemi bërë në sistemin energjetik
“Konkluzioni i KOP-it për mungesë strategjie dhe investime në sektorin e transmetimit, është tërësisht i gabuar dhe i pavërtetë”, ka deklaruar Harasani. Kështu, kreu i KESH-it ka rikujtuar edhe njëherë të gjitha investimet që janë bërë në këtë sektor të prezantuara dhe në Forumin për Energjinë.
Sipas Harasanit, ajo çka KOP-i sjell të re në transmetim, është ndarja e repartit të likuidimit të avarive në 2 rajone për Veriun dhe Jugun, që, sipas KOP-it do të bëjë të mundur rritjen e shpejtësisë së ndërhyrjeve në rast avarie. “Nëse kjo është strategji për përmirësimin e sistemit të transmetimit, ne nuk mund të bëjmë ndonjë koment shtesë, por po limitohemi të themi se diçka e tillë për ne nuk konsiderohet si strategji dhe është një punë rutinë e përditshme, që nuk mund të paraqitet si një hap i madh strategjik”, ka deklaruar Harasani. Në lidhje me rekomandimet e KOP-it për privatizimin e sektorit të energjisë elektrike, Harasani ka deklaruar se përpara se të kalohet në privatizimin e sektorit, duhet të ishte bërë i qartë si organizimi i brendshëm i asaj që privatizohet, ashtu dhe modaliteti e metoda e realizimit të tij.
“Pa u futur në detaje për këto hapa, me keqardhje konstatojmë një regres të madh në mendësinë e KOP-it lidhur me privatizimin e një sektori të tillë të rëndësishëm”, ka thënë Harasani. Sipas tij, kthimi i eksperiencave të privatizimeve 30%, që u bënë me shpërndarjen në vitin 1995–1996, që rezultuan tërësisht të dështuara dhe me kosto, jo vetëm që do të largojë investitorët strategjikë, por do të ketë një impakt tepër negativ në këtë proces.
Investimet në sektorin e energjisë
Nënstacioni 400/110 kV i Zemblakut,
Nënstacini 220/110 kV i Rrashbullit,
Nënstacioni 220/110/35 kV i Babicës,
Ndërtimi i linjes 400 kV Elbasan 2 - Tirana 2 - Podgoricë
Nënstacioni 400/220/110 kV “Tirana 2”