Ulja e investimeve publike, rrezikon rritjen ekonomike

17/05/2005 Ministritë që përfaqësojnë sektorët prioritarë djegin investimet, duke mosrealizuar as minimumin e mundshëm
Qeveria është duke zbatuar një plan investimesh, që rrezikon të ardhmen ekonomike të vendit. Ulja e nivelit të investimeve publike gjatë dy viteve të fundit, është komentuar si një zgjedhje e gabuar nga Qendra për Kërkim e Zhvillim dhe OSBE-ja, që kanë prezantuar së bashku një raport mbi shpenzimet publike të dhjetë viteve të fundit. “Gjatë dy vjetëve të fundit ka një rënie graduale të shpenzimeve për investime dhe mirëmbajtje, e cila do të sjellë pasoja për sigurimin e ritmeve të qëndrueshme ekonomike për vitet e ardhshme”, bën të ditur në raportin e vet QKZH.
Shqipëria mund të quhet padyshim vendi që përdor nivelin më të ulët të Prodhimit të Brendshëm Bruto për investime. Kjo do të thotë se paratë e mbledhura nga takst e tatimet dhe nga sektori privat, shteti i përdor shumë pak për investime. Analistët e QKZH bëjnë me faj jo vetëm madhësinë e sektorit publik në Shqipëri, që reflekton shkallën e ulët të zhvillimit ekonomik, por dhe uljen e ndjeshme të shpenzimeve buxhetore që po aplikon qeveria, si një masë për të reduktuar deficitin e brendshëm buxhetor. “Rënia graduale e madhësisë së sektorit publik ka ardhur si pasojë e nevojës për të pakësuar madhësinë e deficitit buxhetor si dhe pamundësisë për të siguruar ritme më të larta të të ardhurave buxhetore se sa niveli i rritjes së PBB-së”, bëhet e ditur në raport.
Ndërkaq vetë qeveria nuk duket të jetë e qartë mes asaj që premton dhe asaj që zbaton. Ekzistojnë mospërputhje ndërmjet prioriteteve afatmesme të zhvillimit ekonomik dhe shpenzimeve të planifikuara për fushat prioritare, si arsimi dhe shëndetësia. Kështu, ndërsa është premtuar me forcë se do t’i kushtohet një rëndësi e veçantë arsimit dhe shëndetësisë, duket se kur hartohet plani i shpenzimeve, këtyre sektorëve jo vetëm që nuk u shtohet, por u shkurtohen fondet buxhetore. Ndërkaq në planin e buxhetit për 2005-ën, vihen re disa defekte në planifikimin buxhetor, e vërejtur kjo sidomos në zërin e shpenzimeve për administratën qendrore. “Në 2005-ën shpenzimet e planifikuara për administratën qendrore janë rreth 30 për qind më pak se shpenzimet e kryera, në fakt, gjatë 2003-shit, që mund të krijojë anomali në funksionimin e veprimtarsië së institucioneve qendrore gjatë zbatimit të buxhetit”, bën të ditur QKZH në raportin e vet të financuar nga OSBE-ja.
Analiza e detajuar e shpenzimeve publike ka nxjerrë në dritë edhe një tjetër problem. Ministritë që kanë nevojë më shumë për financime, djegin edhe ato fonde që u janë vënë në dispozicion.
“Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, Ministria e Shëndetësisë dhe pjesërisht ajo e Arsimit, gjatë dy vjetëve të fundit nuk kanë mundur të shpenzojnë të gjitha fondet e planifikuara në Buxhetin e Shtetit. Këto mosrealizime të buxhetit variojnë nga 7 për qind për arsimin, në 13–14 për qind për shëndetësinë dhe deri në 48 për qind për bujqësinë, që flet për një punë të dobët të ministrive përkatëse për harmonizimin e programeve të financuara nga dhuruesit e huaj, me pasoja për mosrealizimin e financime nga burimet e brendshme.
Investimet publike, më dobët se gjithë Evropa
Paratë që mblidhen nga taksat dhe tatimet, qeveria duhet t’i shpenzojë për investime në favor të rritjes së mirëqenies së shqiptarëve. Në Shqipëri, qeveria mendon të harxhojë vetëm 29 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në një kohë që vende e tjera të Rajonit okupojnë 15 herë më shumë fonde buxhetore për investime në sektorët prioritarë. Kështu, duke iu referuar një standardi shumë të lartë në vendet e BE–së, siç është Suedia, mund të thuhet se përqindja e investimit publik është më e larta në botë dhe konkretisht ajo shpenzon rreth 59 për qind të PBB-së. Për pjesën tjetër të vendeve të BE-së, shpenzimet publike zënë rreth 50 për qind të PBB-së, ndërsa më përpara qëndrojnë Spanja me 38 për qind dhe Italia me 44 për qind. Shpenzimet publike në Poloni janë shumë afër nivelit evropian me 44 për qind dhe më prapa është Çekia me 37.4 për qind, ndërsa në grupin tjetër të vendeve të tjera të Evropës vihet re madhësia e sektorit publik është në Kroaci me 46.5 për qind, ndërsa Bullgaria shpenzon rreth 38.5 për qind të PBB-së. Po të njëjtat rezultate vihen re dhe po të krahasohet madhësia e sektorit publik me të ardhurat për frymë, ku si bazë për llogaritjen e të ardhurave për frymë është marrë vlerësimi i PBB-së, të korrektuar me treguesin e barazisë së fuqisë blerëse. Ky tregues llogaritet dhe publikohet nga FMN-ja. Shqipëria me treguesin e të ardhurave për frymë prej 4000 dollarësh, ka dhe nivelin më të ulët të shpenzimeve publike, më pas vjen Bullgaria etj. Sigurisht, nga ky rregull ka dhe shmangie, pasi në madhësinë e sektorit publik ndikojnë edhe faktorë të tjerë, si traditat socialdemokrate në Suedi. Shpenzimet për arsim
Arsimi është nga sektorët prioritarë në të gjithë vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Historia e zhvillimit të të gjithë vendeve perëndimore ka vërtetuar se investimi në arsim ka qenë faktor vendimtar në zhvillimin ekonomik të vendit, nëpërmjet rritjes së produktivitetit të punës. Kjo është arsyeja që në vendet perëndimore shpenzimet publike në arsim janë në nivele 7.8 për qind të PBB-së. Mesatarja e vendeve të BE-së në ’99-ën ishte 5 për qind, ndërkohë që e vendeve të tjera evropiane ishte 3.8 për qind. Ndërkaq shpenzimet për arsim në Shqipëri janë ulur ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Nga 3.68 për qind që ka qenë në ’96-ën, shpenzimet në 2003-shin kanë rënë në 2.8 për qind të PBB-së. Kështu gjatë katër vjetëve të fundit vihet re një ulje e ndjeshme e investimeve publike në sektorin e arsimit dhe nga 2.89 në 2002-shin, në 2003-shin kjo shifër u ul në 2.8 për qind. Planet buxhetore për 2005-ën parashikojnë gjithashtu një ulje të mëtejshme të investimeve në arsim, çka flet për një mospërputhje totale të prioriteteve të qeverisë për Strategjitë afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit.
Investimi 2.89 për qind e PBB
Shpenzimet shëndetësi
Shpenzimet publike në shëndetësi kanë për qëllim mbulimin e të gjitha nevojave të popullatës për sistem parandalues, vaksinues, shërbim ambulator dhe sistem spitalor. Një sistem i plotë i organizuar dhe eficent shëndetësor, janë parakushte të rëndësishme për rritjen e cilësisë së jetës, në përgjithësi. Në vendet e zhvilluara kosto e shërbimit shëndetësor mbulohet nga burimet publike dhe ato private, nëpërmjet sistemit të sigurimeve shëndetësore. Vendet e OECD-së në vitin 2000 shpenzonin 8.1 për qind të PBB-së për shëndetësinë, 5.5 për qind e të cilave vinin nga sektori privat. Të dhënat tregojnë se shpenzimet për shëndetësinë zënë një peshë specifike relativisht të lartë në të gjitha vendet e zhvilluara, duke demonstruar rëndësinë e madhe që ka ky sektor. Por në Shqipëri nuk ndodh kështu. Ne kemi nivelin më të ulët të shpenzimeve publike në raport me PBB-në, që nuk e kalon kufirin e 2.5 përqindëshit në raport me PBB-në gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Edhe në planin buxhetor të 2005-ës, parashikohet një rënie e shpenzimeve buxhetore në raport me planin e 2004-ës.
Investimin 2.5 për qind e PBB
Shpenzimet për strehim
Për strehimin, nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave në ’94-ën, shpenzimet shënuan një nivel prej 2.98 për qind të PBB-së. Por pas këtij viti shpenzimet janë ulur në mënyrë të dukshme, duke arritur në nivelin më të ulët në ’97-ën me 1.08 për qind të PBB-së. Më pas, në vitet 2000–2001 shpenzimet për strehim duket se janë kthyer në një prioritet të qeverisë së asaj kohe, e cila i ka rritur shpenzimet për strehimin në 1.5–1.66 për qind të PBB-së. Treguesit e shpenzimeve faktike kundrejt atyre të planifikuara treguan, se në vitin 2000 qeveria ka shpenzuar, në fakt, 642 për qind fonde më shumë nga ato të planifikuara. Në planin e vitit 2004, shpenzimet korente për administrimin e territorit planifikohen me një rënie të ndjeshme kundrejt realizimit faktit të 2003-shit, prej 0.12 për qind të PBB-së. Kjo rënie e shpenzimeve në këtë zë duket se është pasojë e procesit të decentralizimit, ku një pjesë e mirë e shpenzimeve u mbuluan nga pushteti lokal. Kjo tolerancë vazhdon dhe në 2005-ën, ku shënohet një rënie si te shpenzimet korrente, ashtu dhe në atë të investimeve, duke arritur afër nivelit më të ulët historik, prej 1.14 për qind të PBB-së.
Investimet 1.14 për qind e PBB