E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harkleroad, tenistja e parë që pozon për “Playboy-n”



Nuk i ka mjaftuar fama në botën e sportit dhe ka tentuar të prezantohet më seksi se kurrë duke na bërë të kuptojmë se një trup joshës mund të jetë edhe ai i një sportisteje. Tenistja 23 vjeçare Ashley Harkleroad, nga Shtetet e bashkuara ka pozuar nudo për revistën më të njohur për meshkuj Playboy duke i surprizuar të gjithë. Harkleroad është kështu tenistja e parë që del në kopertinën e Playboy-t në edicionin e rradhës të muajit gusht. Tenistja, e cila renditet e 72-ta në listën WTA, nuk ka arritur kurrë më parë të tërheqë vëmendjen e publikut, siç ndodhi në turneun e tenisit Rolan Garos në Paris, kur zbuloi se ishte fotografuar nudo. “ Teksa kisha 3 javë që pushoja, më erdhi një ofertë nga Hefner (pronari i Playboy). Mendova, nuk po bëj asnjë gjë interesante për momentin, pse jo? Jam krenare për trupin tim, njëkohëshisht prezantoj edhe botën sportive”,- ka thënë krenare Harkleroad. “Por, nuk ishte e lehtë, duhet ta pranoj këtë. Ishte një përvojë tërësisht e re. Kam treguar se edhe trupi i një sportisteje mund të jetë shumë, shumë seksi” ka shtuar tenistja 23-vjeçare. Pasi kanë parë fotot mediat komentuan veprimin e saj si jo të zakontë duke u shprehur se “fotot nuk mund t’a bëjnë atë një lojtare më të mirë tenisi”. “Nuk di si t’a komentoj vendimin e saj për të pozuar nudo për revistën Playboy edhe pse ajo pohoi se ishte krenare për trupin që kishte por mendoj se ka më shumë se kaq. Ajo mbase do të realizojë qëllimin që i ka vënë vetes, por ky veprim do të venisë shumë shpejt yllin e sportit”,- ka pohuar një burim për mediat duke justifikuar njëkohësisht se edhe pse është shumë e trishtueshme, në thelb është njerëzore. Secili nga ne dëshiron të mbahet mend gjatë duke përdorur shumë mënyra edhe nëse nuk mund të ishte ajo e duhura. Tenistja kaliforniane duket se po ndjek rrugën e nisur nga Amanda Beard dhe të kthehet në ikonën seksi të sportit. Harkleroad ka qenë e martuar me tenistin me origjinë ruse Alex Bogomolov.

Fergie me Kidman, Kruz dhe Sophia Loren në musical shoë “Nine”

Gjthkush nga e ne e njeh si këngëtarja joshëse e grupit të njohur “Black Eyed Peas” por jo vetëm kaq. Herë pas here ylli i muzikës amerikane pop, Fergie, tenton të marrë pjesë edhe në disa musical shoës përhrah emrave më të famshëm të muzikës dhe aktrimit si Kate Hudson, Penelope Kruz, Nicole Kidman, Sophia Loren dhe aktorit Daniel Day-Leëis. Javier Bardem dhe Catherine Zeta-Jones tashmë e kanë refuzuar projektin, që do të realizohet nën regjinë e Rob Marshall, i cili realizoi edhe filmin “Chicago”. Fergie në të shkuarën ka realizuar disa role të vogla duke përmendur kështu vitin 2006 me “Poseidon” dhe vitin 2007 me “Grindhouse”. Ajo e filloi karrierën si aktore në ekrane me shfaqjen “Kids Incorporated”. Ky musical flet për prezencën e një femre në karakterin e ashpër të një mashkulli roli i të cilit do të përcillet nga Daniel Day-Leëis dhe është bazuar në jetën e italianit Frederico Fellini.

Streep kritikon vip-at që shesin fotot e fëmijëve të porsalindur

Aktorja e njohur, Meryl Streep, ka krituar ashpër prindërit e famshëm të cilët shesin me para fotografitë e porsalindurve të tyre. “Një gjë që e kam mësuar shumë herët, është se kur je i famshëm, e humb të drejtën për privatësi. Dhe, nëse promovoni fëmijët tuaj, nëse i fotografoni ata, atëherë ua humbni edhe të drejtën e tyre. Mua mund të më afrohen dhe të më fotografojnë. Fëmijëve mi, jo”,- është shprehur aktorja duke iu referuar disa nënave të reja të botës së spektaklit si Angelina Jolie, Jessica Alba, Jamie-Lynn, Spears dhe Jennifer Lopez të cilët kanë lejuar fotografimin e të porsalindurve të tyre në shkëmbim të marrëveshjeve financiare me revistat e famshme. Shembulli i fundit janë Angelina Jolie dhe Brad Pitt të cilët janë duke negociuar për një marrëveshje 15 milionë dollarëshe, për fotot ekskluzive të të porsalindurve të tyre. Ky veprim sipas Streep është i pajustifikueshëm edhe pse shumat që ofrohen janë të majme.

Orlando Bloom i “Pirati i Karaibeve”, ndahet nga Kerr

Aktori i filmit “Pirates of the Caribbean”(Pirati i Karaibeve), Orlando Bloom mësohet se është ndarë nga e dashura e tij, modelja australiane Miranda Kerr. Kjo e fundit ka shfrytëzuar rastin për të rindezur romancën me ish të dashurin Brandon David. Sipas mediave, Miranda dhe Brandon janë parë duke u puthur në dy klube të New Yorkut, ndërsa të pranishmit kanë thënë se ata kishin dalë nga kontrolli pa u shqetësuar se dikush po i sheh. Pas këtij lajmi ka reaguar zëdhënësi i modeles së Victoria’s Secret i cili e ka mohuar kategorikisht ndarjen e saj me Bloom dhe romancën me ish të dashurin David.

21 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›