E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Harku Internacional i Europës” për “Birra Korça”

Birra Korca Nderohet ne Frankfurt me cmimin Diamant te “Harkut Internacional te Europës”

Nuk është më një risi fakti që “Birra Korça” vlerësohet me çmime ndërkombëtare. Tani fama e këtij produkti cilësor i ka kaluar kufinjtë e Shqipërisë. Pak kohë më parë, në Frankfurt të Gjermanisë u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çmimeve “Harku Internacional i Europës”. Qindra kompani prestigjoze nga mbarë globi, prisnin të vlerësoheshin nga BID, organizatore e këtij evenimenti. Ndër ta ishte edhe “Birra Korça”. Dhe lajmi i mirë erdhi, “Birra Korça” arriti të marrë çmimin “Harku Internacional i Europës”,pekatesisht cmimin Daiamant krahas shumë kompanive të tjera botërore me investime kolosale, teknologji, shërbim dhe cilësi të standarteve të larta. Personalitete të botës së biznesit, pjesmarrës në këtë eveniment, patën mundësi të njihen me arritjet e “Birra Korça” pasi të vlerësohesh me këtë çmim, dëshmon për kualitete veçanta. Presidenti i BID, Jose E. Prieto i cili i dorëzoi përsonalisht këtë çmim, përfaqësuesit të kompanisë, zotit Kasem Hysenbelli, theksoi se “Birra Korça” ka përmbushur të gjitha standartet e kërkuara për të merituar vlerësimin e tyre. Kompania është vlerësuar në angazhimin në lidershp, në teknologji dhe novacion, për çmime komkuruese, duke u bërë kështu model i kompanive që operojnë në të njëjtin sektor.
Për BID emri i “Birra Korça” është mëse i njohur pasi dy vite më pare, ajo e vlerësoi me çmimin “Quality Golden Croën”, (Kurora e Artë e cilësisë) në një ceremoni të mbajtur në Londër. Ky çmim jepej për të gjitha ato kompani të cilat prezantojnë një produkt cilësor në të gjitha parametrat e saj. Dhe “Birra Korça” është e tillë. Çmimi “Harku Internacional i Europës”, ka shkuar tek kompani me investime kolosale në 53 vende të botës, në Europë, Amerikë, Afrikë dhe Azi, si shenjë e arritjeve të tyre në kulturën e cilësisë.
Maniakë të cilësisë
Të punosh për cilësinë e lartë të një produkti, është shpërblimi më i madh që mund t’i bëhet kosumatorit i cili beson në angazhimin serioz, që nga momenti që përzgjedh këtë produkt mes disa alternativave. As reklamat më të sofistikuara, nuk arrijnë të kamuflojnë cilësinë e vërtetë nëse ajo nuk është me të vërtetë në nivelet e duhura. Prandaj dhe “Birra Korça” nuk ka kursyer asgjë për përsosjen e cilësisë së saj, si garancia më e madhe për të patur sukses në treg. Duke filluar që nga rikonstruksioni i fabrikës ekzistuese në Korçë, më pas me një teknologji të fjalës së fundit, por duke ruajtur edhe tiparet e birrës së dikurshme, ky produkt ka fituar sot besimin e konsumatorit dhe vlerësimet e ndërkombëtarëve. “Birra Korça” ka treguar se edhe në Shqipëri mund të prodhohen produkte me parametra perëndimorë, falë punës dhe kërkesës në rritje për perfeksion në çdo drejtim. Nuk duhet harruar, se një investim në Shqipëri si fabrika e “Birra Korça”, është ndër të tjera edhe një kontribut i madh edhe në politikat e punësimit.

15 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›