E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olivia Uaild, “Maxim” e shpall femrën më e bukur për vitin 2009



Revista prestigjoze “Maxim” ka shpallur femrën më të bukur për vitin 2009 dhe ajo është Olivia Uaild. Në këtë përzgjedhje morën pjesë 100 personalitete të njohura të botës së spektaklit dhe kinemasë, por vetëm Uaild arriti të kryesonte me një përqindje të lartë votash, duke lënë pas figura të tjera të shquara si: Mila Kunis, Adriana Lima, Bar Refaeli, Eliza Dushku, Xhenifer Lov Heuit, Xhordana Breuster, Malin Akerman, Marisa Miler, Megan Foks dhe Rihana. Njëri nga përfaqësusit e revistës “Maxim” u shpreh: “Kur bëhet fjalë për të parë diçka në televizor, vetëm një femër të shkakton emocione unike dhe temperatura e trupit rritet pa e kuptuar. Kjo është Olivia Uaild dhe jam vërtet i kënaqur që arriti të fitonte vendin e parë, si femra më e bukur dhe seksi për vitin 2009”. Dy ditë më parë aktorja e famshme Megan Foks bëri të ditur shijet e saj seksuale, duke zbuluar se ishte biseksuale. Nesë do të shkonte me një femër, e preferuara sipas saj ishte pikërisht Olivia Uaild.

15 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›