E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kundër publikimit të fotove që tregojnë abuzim: “Rrezikojnë sigurinë”



Presidenti amerikan Barak Obama ka kërkuar mospublikimin e fotove që tregojnë abuzimet me të burgosurit nga ana e ushtarëve amerikanë në Irak dhe Afganistan. Kent Klain nga Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti është shprehur i shqetësuar se publikimi i fotove do të kërcënonte sigurinë kombëtare. Presidenti Obama thotë se publikimi i fotove të abuzimeve amerikane në Abu Graib dhe burgje të tjera mund të shkaktonte reagime të rrezikshme kundër trupave amerikane. “Në fakt, pasoja direkte e publikimit të fotove do të ndizte ndjenjat anti-amerikane dhe do të rrezikonte shumë trupat tona. Përveç kësaj, kam frikë se publikimi i mëtejshëm i fotove do të shkaktonte një efekt jo pozitiv mbi hetimet e ardhshme për abuzimet e të burgosurve”.
Zoti Obama foli në Shtëpinë e Bardhë pak pasi kështilltarët e tij bënë publik vendimin e tij për ta çuar në gjyq çështjen e publikimit të fotove. Grupi i të drejtave “Bashkimi Amerikan i të Drejtave Civile” ngriti një padi në vitin 2004 ku kërkohej publikimi i fotove. Grupi tha muajin e kaluar se Pentagoni kishte rënë dakord të bënte publike këto foto para datës 28 maj.

15 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›