Kiço Londo: “Do tja marrim Çanin televizionit”
Regjisori Hervin Çuli: “Ideja lindi rastësisht si gallatë”
Petrika GROSI
Në konferencën e mbajtur për shtyp në Teatrin e Metropolit, drejtori i këtij institucioni, Kiço Londo ka folur mbi premierën më të re që do të vihet në skenë këtë të dielë “Ej, mos i thuaj njeriu”, me protagonist të vetëm gazetarin e njohur Arian Çani, i cili tashmë provon gjininë e aktrimit. “Ky është një projekt i ri dhe interesant që i prezantohet publikut tonë, në vazhdën e projekteve të stinës teatrore ‘08-’09. Kjo shfaqje do të bëjë që të ndërpritet shiriti i komunikimit televiziv të Çanit, duke marrë jetë një tjetër lidhje e tij, me teatrin” – shpreh bindjen Londo. Më tej, pyesim regjisorin që bashkëpunon në pjesën e Çanit, Hervin Çulin, mbi mënyrën se si lindi ky bashkëpunim;
“Ideja ka lindur krejt rastësisht, kot fare, për gallatë...
Ishte një moment, kur ne bisedonim dhe Çani, e njihte këtë zhanër “one man show”. Ai i ka qejf emocionet e reja, aventurat dhe thamë që pse mos nisim shtjellimin e kësaj ideje... Më pas, gjithçka mori rrugën dhe u shkruan përgjatë këtyre dy muajve pak e nga pak copëzat e historisë që tani e kemi gati.” Ndërsa në lidhje me rolin e tij si regjisor, Hervin Çuli thotë për gazetën “Albania” se “Në këtë rast unë jam në funksion totalisht të Çanit. Ai, duke qenë gazetar dhe jo pjesë e aktrimit, ka pasur në fillim disa vështirësi sa i takon mënyrës së pozicionimit, lëvizjeve, pra anës skenike. Pjesa ime ka qenë e lidhur më shumë me imponimin e lëvizjes skenike te Çani. Më pas kam luajtur dhe rolin tjetër të shtytësit tek ai, duke i thënë dhe duke e inkurajuar që kjo shfaqje do të dalë shumë mirë.” Rikujtojmë me këtë rast lexuesin tonë se premiera do të shfaqet në sallën e Teatrit të Metropolit, ditën e diel, më 17 maj ’09, ora 20.00.
15 Maj 2009