E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e Presidentit Sekui Duhet nje proces gjitheperfshires

Ambasadori i BE-së, Etore Sekui kërkoi nga klasa politike që të zhvillojë një proces gjithpërfshirës lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

"Shpresoj që Presidenti të zgjidhet në një mënyrë gjithëpërfshirëse, siç kam thënë gjithmonë. Kam besim se partitë politike do të përballen me këtë çështje dhe çështje të tjera në mënyrë konstruktive”, vuri në dukje Sekui.

Ndërkohë që gjatë prononcimit të tij për shtyp ambasadori i BE-së dha qëndrimin e tij dhe lidhur me procesin integrues të vendit.

“Përsa i përket statusit të vendit kandidat, mendoj se ky është një proces i bazuar mbi meritën dhe ne jemi këtu për të ndihmuar, por është në dorën e shqiptarëve të bëjnë gjithçka është e nevojshme për të fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, duke filluar me zbatimin e prioriteteve kryesore. Unë shpresoj për këtë, por është përgjegjësia dhe detyra juaj", nënvizoi Sekui.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›