E Diel, 1 Nëntor 2026

Selanik, arrestohen 15 shtetas të huaj, kryenin grabitje me armë

SELANIK - Një bandë e madhe kriminale është shpërbërë nga policia e Selanikut, anëtarët e së cilës ishin përfshirë në shumë grabitje duke kërcënuar me pistoleta dhe Kallashnikovë.

Gjithsej 15 persona u arrestuan, duke përfshirë udhëheqësin e dyshuar të organizatës, ndërsa ende në kërkim janë 4 bashkëpunëtorë të tyre.

Të huajt e arrestuar janë të moshave nga 20 dhe 35 vjet. Në komunikatën e saj zyrtare, policia nuk e bën të ditur kombësinë e tyre, ndërsa disa media greke i identifikojnë grabitësit, si shqiptarë.

Policia publikon rastet e grabitjeve nëpërmjet kërcënimit me armë, nga ku kanë përfituar shuma të mëdha prej 12.000 euro, 100 000 euro, 24 800 euro, bizhuteri të ndryshme etj. Nga kontrolli në shtëpitë e tyre u sekuestrua edhe sasi kanabisi si dhe sasi parash që mendohet se rrjedhin si nga trafiku i drogës.

Nga hetimi paraprak rezultoi se një prej personave të arrestuar, i moshës mbi 29 vjeç, ka marrë pjesë në një vrasje (për grabitje) kundër një të moshuari në Veria, në vitin 2011.

Policia ka sekuestruar dhe armët me të cilat ata realizonin grabitjet (në foto)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›