Harresa është e mbushur plot me kujtime
Olsi Baze
Në datën 08 shkurt 2009, gazeta spanjolle “El País”, në një shkrim të gazetares Isabel Pedrote, publikonte listën dhe vendndodhjen e 595 varreve masive në Andaluzi, ku preheshin viktima të periudhës së diktaturës së Frankos. Ky zbulim u bë i mundur falë kërkimeve intensive në arkivat e disa institucioneve zyrtare spanjolle.
Falë ligjit që miratoi Parlamenti spanjoll në vitin 2007, i quajtur “Ligji për memorien historike”, u bë e mundur të deklasifikoheshin shumë dokumente sekrete dhe falë tyre shumë familje gjetën të afërmit e tyre të ekzekutuar nga diktatura e Frankos. Të njëjtën ditë, në datën 8 shkurt në një komunë të vogël periferike të Tiranës u gjenden eshtrat e 19 viktimave të ekzekutuar gjatë regjimit të diktaturës më të përgjakshme në Evropë, kjo falë këmbënguljes së një qytetari që kishte sfiduar të gjitha ligjet e natyrës. Ai prej vitesh kërkon varrin e të atit, të ekzekutuar nga pushteti diktatorial, duke arritur falë ryshfeteve, të kontaktonte personin 80-vjeçar që kishte ekzekutuar të atin. Këtë akt mbinjerëzor, ai e kishte kryer me shpresën se do të zbulonte gropën ku ishte varrosur i ati. Edhe pse ende nuk ka gjetur eshtrat e të atit, ai zotëri, lejoi që 19 familje të gjenin eshtrat e familjarëve të tyre. Në Shqipërinë post komuniste ekzistojnë ende me qindra gropa masive të pazbuluara me viktima te diktaturës që dëshmojnë për krimet e një regjimi makabër. Për këtë akt individual, shoqëria duhet t’i jetë mirënjohëse zotërisë në fjalë. Në një vend të vogël si Shqipëria mbetet tronditës fakti që pas 20 vitesh të rënies së diktaturës, shumë familje ende nuk kanë dijeni mbi vendndodhjen ku prehen të afërmit e tyre të pafajshëm, të ekzekutuar nga diktatura komuniste. Sot ka ende individë, pjesë të strukturave shtetërore të atyre viteve që mbajnë në heshtje fakte dhe detaje, që nëse i zbulonin do t’i ndihmonin njerëzit të gjejnë trupat e të afërmve të tyre. Në këtë mënyrë, ata do të mund t’ju ofrojnë një varrim të denjë sipas riteve njerëzore dhe fetare. Kthimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese të ligjit të lustracionit, në thelb nuk ishte një lajm i mirë për demokracinë dhe riabilitimin e viktimave, sepse ai mbron në një farë mënyre njerëz të cilët kanë dënuar dhe ekzekutuar njerëz të pafajshëm, në emër të një pushteti që nuk ishte aspak popullor, por tërësisht individual dhe arbitrar. Logjikisht Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj mbrojti në mënyrë indirekte regjimin e dikurshëm, i cili i urdhëronte zyrtarët e vet t’i kryenin krimet. Në demokracinë shqiptare ende të brishtë, morali dhe logjika do ta donte që shumë prej prokurorëve dhe gjykatësve, zyrtarëve që kanë dënuar njerëz të pafajshëm në regjimin diktatorial, mos ushtronin funksionet zyrtare që ata ende mbajnë në emër të moralit, dinjitetit dhe respektit ndaj atyre mijëra viktimave të pafajshëm. Fatkeqësisht bota nuk është e përsosur, prandaj në të tilla situata vetë shoqëria, ligji, sistemi demokratik, duhet t’ju kërkojë dhe detyrojë këta personave të mos mbajnë më poste institucionale. Përtej debateve mbi ligjin e lustracionit, partitë politike, Parlamenti shqiptar, duhen të miratojnë një ligj i cili deklasifikon të gjithë arkivat sekrete dhe detyron të gjithë institucionet, individët që kanë njohje dhe dijeni mbi fatin e të zhdukurve të krimeve të diktuarës të bashkëpunojnë me drejtësinë. Në këtë mënyrë, familjarët e viktimave, 4000 të zhdukurit e ekzekutuar, ende pa varr në Shqipëri, të kenë një vendprehje ku të afërmit e tyre t’i qajnë dhe t’i japin lamtumirën denjësisht. Viktimat e komunizmit të lënë në harresë përfaqësojnë kujtime të gjalla për familjarët e tyre, por njëkohësisht brengë sepse ata nuk kanë mundur kurrë t’ju thonë lamtumirë.
Harresa është e mbushur me kujtime.
Në Spanjën e 2010 shumë njerëz zbuluan se 30.900 fëmijë, pjesa më e madhe fëmijë të viktimave republikane të diktuarës së Frankos, u morën me forcë dhe u vendosën në monastire fetare, prej ku u adoptuan nga kolonelë dhe familje afër pushtetit të Frankos, duke i riedukuar dhe brumosur me ideologji fashiste. Një pjesë shumë e madhe prej tyre kërkojnë të dinë origjinën e tyre, duke gërmuar në harresën e historisë kujtime dhe dokumente, të cilat do të lejojnë të gjejnë prindërit biologjikë, të rikuperojnë memorien dhe kujtimet e prindërve të tyre. Ata sot kërkojnë të dalin nga harresa dhe duan që drejtësia të shkojë në vend. Duan të rehabilitojnë prindërit dhe veten e tyre falë drejtësisë. Prandaj sot në Shqipëri është e domosdoshme që të miratohet një ligj për Memorien Historike, i cili ashtu si edhe në Spanjë lejon deklasifikimin e dokumenteve sekrete të krimeve të diktuarës, dënon krimet e saj dhe lejon drejtësinë të rehabilitojë viktimat e pafajshme, duke ju dhënë pafajësinë e shumë pritur. Por më tej, ai do të lejojë brezat e rinj të njohë padrejtësitë e historisë dhe realitetin e një regjimi diktatorial, si ai i Hoxhës.
Vetëm atëherë kujtimet dhe brezat që do të vijnë do të vrasin harresën dhe indiferencën.