Shakira, Këngëtarja takohet me presidentin Obama
Shakira është takuar me presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, për të diskutuar në lidhje me fushatën e saj për edukimin e fëmijëve të paprivilegjuar në botë. Këngëtarja e hitit “She Wolf”, e cila përveçse është një ambasadore e UNICEF-it, ka edhe një organizatë të veten bamirëse të quajtur “The Barefoot Foundation”, ka kërkuar që fëmijëve pa të drejta t’u jepen mundësi më të mëdha edukimi. Kështu ajo e ka bartur fushatën e saj edhe në Shtëpinë e Bardhë, ku ka biseduar me presidentin Obama. Pas takimit, Shakira ka thënë se është ndier e privilegjuar që është takuar me presidentin amerikan për të diskutuar në lidhje me edukimin dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve, duke shtuar se organizata e saj do të punojë ngushtë me Obamën dhe stafin e tij për të luftuar varfërinë dhe për të promovuar sigurinë dhe paqen në botë.
24 Shkurt 2010