E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindsi Lohan: “Do tu kthehem meshkujve”



Pas një historie të përfunduar dhimbshëm, aktorja Lindsi Lohan deklaron se do të merret vetëm me meshkujt, nëse ish-e dashura Samantha Ronson nuk do të pranojë të kthehet me të. Bukuroshja hollivudiane rrëfen për herë të parë ndjenjat dhe sekretet në lidhje me dashurinë e saj të zjarrtë. Ajo sqaron se Ronson është e vetmja femër me të cilën pati një lidhje lesbike për 18 muaj.
“Asnjëherë nuk kam menduar për femrat më parë, kjo me Samanthën thjesht ndodhi. Më befasoi. Nëse nuk do të kisha një lidhje me atë, padyshim që do të isha me një mashkull. Ajo është e vetmja femër që më ka joshur”, citohet të ketë thënë e dëshpëruar Lindsin për “The Sun”. Kohët e fundit aktroja është parë nën efektin e alkoolit dhe substancave narkotike, gjithnjë e më tepër në kërkim të ish-të dashurës.

24 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›