E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harrohen koeficientët për gjimnazet

• Ndërsa janë publikuar koeficientët për lëndët me zgjedhje, MASH nuk ka vendosur ende koeficientët e shkollave të mesme për Universitetin e Tiranës.zirina llambroDrejtuesit e tij kanë propozuar disa ditë më parë, që në këtë drejtim të mos ketë diferencime. Koeficienti për gjimnazet e përgjithshme, ato të profilizuara dhe llojet e tjera të shkollave të mesme të jetë 1 për të gjitha. Por i një tjetër mendimi është Ministria e Arsimit. Burime të sigurta pranë këtij dikasteri pohuan se MASH mbështet idenë e larmishmërisë së koeficientëve. "Të gjitha shkollat nuk mund të jenë njësoj për aq kohë sa ekziston si profilizimi (lëndë shkencore-lëndë shoqërore) por edhe diferenca mes shkollave", sqaruan burimet. Sipas tyre gjithçka po diskutohet me universitetet dhe shume shpejt do të caktohen koeficientët. "Jemi të mendimit se një shkollë e mesme ekonomike për shembull të marrë koeficient më të lartë se një shkollë artistike, për degë të caktuar në universitet", thanë burimet. Por sakaq, me koeficientët që kanë në duar, maturantët do të nisin të plotësojnë formularin A1 dhe caktimi i tyre në një fazë të dytë, nuk do të kishte ndonjë vlerë të madhe. Gjithsesi sipas MASH koeficientët janë vetëm orientues, askujt nuk i mohohet e drejta e konkurrimit në degën që dëshiron. Kjo për faktin se pikët grumbullohen në bazë të 5 komponentëve të maturës, ku peshën më të madhe e kanë notat e provimeve me detyrim dhe atyre me zgjedhje të cilave do t'u nënshtrohen maturantët. "Ata kanë tashmë koeficientët për lëndët me zgjedhje, që do t'i ndihmojnë për plotësimin e formularit A1, për të cilat u ra dakord me universitetet, MASH nuk vendosi asgjë apriori. Këtë gjë do të bëjmë edhe me koeficientët e shkollave të mesme", thanë burimet, pranë MASH. Ata sqaruan gjithashtu se kjo frymë u reflektua edhe për koeficientin e anglishtes. Ndërsa fakultetet të ndryshme kishin propozuar që të ishte i ulët, u ra dakord që në përputhje me nismën "Shqipëria anglofone" e lançuar vitin që shkoi kjo lëndë me zgjedhje të kishte koeficientin më të lartë, pra, 1.3.ParatestimiMaturantët kanë tashmë në duar programet orientuese për provimet e maturës shtetërore. Në to është përmbledhur 50-60% e lëndës në katër vitet e shkollës së mesme. Mbi bazën e tyre do të hartohen dhe testet. Për t'u hequr sikletin e provimeve vendimtare, është vendosur që në pjesën më të madhe të gjimnazeve të bëhet një paratestim për nxënësit. Modele testesh të hartuara nga Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve do të shpërndahen në shkolla. Me anë të këtyre materialeve, do të jenë mësuesit e lëndëve që do të kontrollojnë nxënësit për asimilimin e njohurive. Në këtë mënyrë vetë maturantët do të testojnë veten dhe do të arrijnë të kuptojnë boshllëqet. Këtë vit ata do ta mbyllin shkollën më 30 maj, për t'iu përkushtuar totalisht provimeve. Provimin e parë të detyrueshëm (Letërsia dhe Gjuha Shqipe) maturantët e shkollave të mesme të përgjithshme do ta japin më 9 qershor. Testimit të matematikës do t'i nënshtrohen më 17 qershor, ndërsa lëndët me zgjedhje në të gjithë vendin do të jepen në datën 10 korrik. Ministria ka publikuar data të veçanta edhe për kategoritë e tjera të shkollave të mesme, ku përfshihen ato të Gjuhëve të Huaja, Teknike-Ekonomike, Teknike-Profesionale apo dhe shkollat e mesme Pedagogjike për minoritetin.Fondi i ekselencës, ja kush mund të aplikojëShpallen procedurat e aplikimit në Fondin e Ekselencës për vitin 2008. Për të përfituar prej tij mund të aplikojnë studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Ministria e Arsimit. Rezultatet e shkëlqyera, janë kushti kryesor. Por nëse shpallen fitues këta studiues detyrimisht duhet të kthehen në Shqipëri për 5 vjet dhe të kontribuojnë me dijet e tyre në vend. Kështu mund të kandidojnë, studentë që kryejnë studimet e doktoratës jashtë vendit, shkencëtarë të rinj për studimet e postdoktoraturës, jashtë vendit, studentë fitues në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare si dhe studiues me botimet e tyre me nivel të lartë shkencor. Nga sa bën me dije MASH afati i dorëzimit të dokumenteve është deri në datën 30 mars. Aplikimet janë individuale dhe klasifikimi i kandidatëve do të jetë transparent dhe publik. Për herë të parë pas shumë vitesh, për 2007 qeveria shqiptare parashikoi në buxhet një fond të posaçëm prej 500 mijë eurosh për studime të plota doktorate apo postdoktorate të dhjetëra shkencëtarëve të rinj që duan të studiojnë në universitete perëndimore prestigjioze. Gjithaq ajo premtoi se për këtë vit ky fond do të jetë edhe më i lartë. Vitin e kaluar 25 studiues të rinj shqiptarë ishin të parët që përfituan nga Fondi i ekselencë duke u shpallur fitues. Në këtë mënyrë atyre u është dhënë mundësia për të zhvilluar më tej dijet e tyre jashtë vendit. Kriteret e përgjithshme për përzgjedhjen e kandidatëve gjenden në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit për FONDEX në faqen e internetit të MASH (http://www.mash.gov.al/fondi-ekselences.htm.).Kush mund të aplikojë    Studentë që kryejnë studimet e doktoraturës jashtë vendit.    Shkencëtarë të rinj për studimet e postdoktoraturës, jashtë vendit.    Studentë fitues në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare.    Studiues me botimet e tyre me nivel të lartë shkencor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›