“Mendoni për komisionerët”
• Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi është takuar dje me kryetarët e asambleve të PS-së të komunave e bashkive në Qarkun e Dibrës.Në këto takime drejtuesi i PS-së është shprehur se strukturat e kësaj partie janë përfshirë në zgjedhje dhe ato do të jenë në funksion të zgjedhjeve politike të vitit 2009. "Nuk ka shumë rëndësi sistemi zgjedhor që do të miratohet. Nëse kemi struktura të forta të Partisë Socialiste, atëherë rezultatet do të jenë pozitive. Në çdo veprim politik duhet ta vëmë në funksion të zgjedhjeve që vijnë. Synojmë të njohim mirë gjendjen reale, të dimë pikat tona të dobëta, të ndalim fiktivitetin dhe të rrisim numrin e anëtarësisë". Blendi Klosi nënvizoi se që tani duhet menduar për njerëzit që do të jenë në komisionet e votimit. "Partia duhet të afrojë dhe prodhojë militantë"- tha sekretari organizativ i PS-së Klosi. Sipas tij puna e strukturave të partisë duhet të jetë e tillë që askush të mos ndjehet i braktisur dhe i harruar.