Ligji i qeverisë shmang Dobjanin
• Projektligji i ri "Për mbrojtjen e të dhën-ave personale" i miratuar nga qeveria, nxjerr jashtë loje institucionin kushtetues, Avokatin e Popullit.BLEDAR HOTINisma e re e qeverisë e cila ka mbërritur në Kuvend synon marrjen e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, për t'u përdorur më pas për pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit, shmang dukshëm Avokatin e Popullit. Pakënaqësitë e qeverisë ndaj institucionit që drejtohet nga ana e Emir Dobjanit, shprehet qartazi dhe haptazi në relacionin e këtij projektligji. Duke shfuqizuar ligjin e miratuar në vitin 1999, pikërisht me të njëjtin titull, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", qeveria kërkon të synojë një institucion të ri, që do të menaxhojë të gjithë të dhënat e shtetasve shqiptarë, një lloj strukture të re me emrin e një komisioni të posaçëm. "Përvoja e deritanishme për zbatimin e këtij ligji ka treguar se edhe autoriteti mbikëqyrës, i cili ushtrohej nga Avokati i Popullit, ka dështuar në zbatimin e tij, si pasojë e burimeve të pamjaftueshme, njerëzore dhe financiare, si dhe pengesave ligjore që lidhen me kufizimin e veprimtarisë së këtij institucioni", thuhet në relacionin e këtij projektligji.KomisioneriTë gjitha të dhënat personale të shtetasve shqiptarë do të jenë në autoritetin e një funksionari, që do të cilësohet komisioner. Sipas nenit 32 të p/ligjit, institucionet publike dhe private duhet të bashkëpunojnë me komisionerin, duke i siguruar të gjithë informacionin që ai kërkon në përmbushjen e detyrave. "Komisioneri ka akses në sistemin e kompjuterit, në sistemin e arkivimit, që kryejnë përpunimin e të dhënave personale dhe në të gjithë dokumentacionin, që lidhet me përpunimin dhe transferimin e tyre për ushtrimin e të drejtave dhe të detyrave që i janë ngarkuar me ligj", thuhet në pikën 2 të nenit 32. Komisionieri zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme vetëm një herë. Ai gëzon pagën e përfitimet e ministrit. Komisioneri është i detyruar të ruajë konfidencialitetin e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, edhe pas mbarimit të mandatit të tij.Shenjat e gishtave dhe kërkimi shkencorPa u miratuar ky ligj në Kuvend, nuk mund të ketë një proces të pajisjes së shtetasve shqiptarë me pasaporta biometrike dhe kartat e identitetit. Një proces i tillë është premtuar nga Qeveria që të realizohet përpara zgjedhjeve parlamentare 2009. Shtetasve shqiptarë, përfshirë të gjithë, do t'u merren shenjat e gishtërinjve, të dhënat të syrit (ngjyrat), ADN-ja, grupi i gjakut. Në të përfshihen gjatësia e personit, ngjyra e flokëve etj. Të gjitha këto të dhëna do të përfshihen në një dosje që do të ruhen nga ky institucion i ri, që do të drejtohet nga komisioneri. Ky institucion do të merret dhe me të dhënat sensitive të shtetasve shqiptarë. "Me të dhëna sensitive kuptojmë çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar a filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale". Në nenin 7 të p/ligjit, "theksohet se ndalohet përpunimi i këtyre të dhënave sensitive, me përjashtim nëse personi ka dhënë pëlqimin e tij, që duhet të përdoret për qëllime shkencore". Gjithashtu e drejta e përpunimit të të dhënave intime, mund të kërkohen edhe nga komisioneri vetëm për raste që kanë të bëjnë për një interes të rëndësishëm publik. "Përpunimi i të dhënave personale dhe të dhënave sensitive, të përcaktuara në kuadër të veprimtarisë së parandalimit dhe të ndjekjes penale, për kryerjen e një vepre penale kundër rendit publik dhe për kryerjen e veprave të tjera në fushën e së drejtës penale, kundër rendit publik, si dhe në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare, kryhet nga autoritete të përcaktuara në ligj.permbajtja e projektligjit• Ky p/ligji shfuqizon ligjin e miratuar në vitin 1999, që i jep kompetenca Avokatit të Popullit për mbrojtjen e të dhënave.• Shmangia e Avokatit të Popullit argumentohet nga qeveria me faktin se ky institucion ka dështuar në punën e tij.• Të dhëna sensitive, kuptohet çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar a filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.PËRPUNIMI I KËTYRE TË DHËNAVE SENSITIVE BËHET NËSE:• Subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin që mund të revokohet në çdo çast dhe e bën të paligjshëm përpunimin e mëtejshëm të të dhënave• Është në interesin jetik të subjektit të të dhënave ose të një personi tjetër dhe subjekti i të dhënave është, fizikisht ose mendërisht, i paaftë për të dhënë pëlqimin e vet• Autorizohet nga komisionieri për një interes të rëndësishëm publik• Lidhet me të dhënat, që janë bërë haptazi publike nga subjekti i të dhënave, ose është i nevojshëm për ushtrimin e mbrojtjen e një të drejte ligjore• Të dhënat përpunohen për kërkime shkencore ose statistikore• Të dhënat përdoren për qëllime të mjekësisë parandaluese, eksperimenteve, sigurimit të kujdesit shëndetësor• Të dhënat përpunohen nga organizatat jofitimprurëse politike, filozofike, fetare ose sindikaliste për qëllime të veprimtarisë së tyre të ligjshme, vetëm për anëtarët, simpatizantët, sponsorizuesit ose personat e tjerë, që kanë lidhje me veprimtarinë e tyre. • Këto të dhëna nuk u bëhen të ditur palëve të treta, pa pëlqimin e subjektit të të dhënave, përveç rasteve të parashikuara në ligjTransferimi i të dhënaveNë këtë p/ligj parashikohet transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale të shtetasve me një shtet, që nuk ka nivel të mjaftueshëm, në raste të tjera nga ato të parashikuara në ligj, si nga aktet ndërkombëtare, ose vetë personi ka dhënë pëlqimin e tij. "Shkëmbimi i të dhënave personale me përfaqësitë diplomatike të qeverive të huaja, ose institucionet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë, vlerësohet gjithashtu transferim ndërkombëtar", thuhet në pikën 3 të nenit 8. Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale kryhet, me marrës, nga shtete me një nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale. Shtetet që kanë nivel të mjaftueshëm të të dhënave, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Kontrolluesi, përpara transferimit të të dhënave, bën kërkesë për autorizim te komisioneri. Në këtë kërkesë kontrolluesi duhet të garantojë respektimin e interesave për ruajtjen e sekretit të subjektit të të dhënave jashtë Republikës së Shqipërisë.Kompensimi i dëmitNë bazë të nenit 17, çdo personi, të cilit i është shkaktuar një dëm, si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, ka të drejtën t'i kërkojë kompensimin kontrolluesit për dëmin e shkaktuar. Kontrolluesi kryen vetë ose me kërkesë të subjektit korrigjimin e të dhënave personale, kur vëren se janë të parregullta, ose janë përpunuar në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.