E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Po bëhet pakt jo i moralshëm”

• Kryetari i Partisë Demokrate të Re, Genc Pollo, ka akuzuar dje forcat e mëdha politike se po bëjnë një pakt të pandershëm për reformën zgjedhore. Duke folur nga një takim me të zgjedhurit vendorë të kësaj partie në Laç, kreu i PDR-së tha se, "kemi qenë në tryeza bashkë me partitë politike, kemi dhënë mendime edhe me palë të tjera, jemi të pakënaqur për mënyrën se si funksionon komisioni bipartizan që është ngritur nga Kuvendi për reformën zgjedhore dhe nuk është mbledhur asnjëherë. Nuk mund të jemi dakord me kulisat në të cilat mund të zhvillohet një pakt jo i moralshëm, përderisa nuk është transparent dhe jo i dobishëm, kjo është më e rëndësishme, jo i dobishëm për demokracinë". Duke iu referuar sistemit proporcional rajonal, i cili është propozimi i Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, Pollo tha: "Apo zgjedhja e sistemeve që mund teëmarrin emrin e ndonjë vendi evropian, por kur janë sisteme që në mënyrë të qëllimshme pragun elektoral e ngrenë në 14 apo 16 për qind, duhet t'i emërojmë me emrin e tyre të vërtetë dhe të themi që janë pikërisht këto sisteme si "proporcionali rajonal i pakorrigjuar", që në mënyrë sistematike është përdorur nga Milosheviçi, për sa kohë ishte në pushtet, për të mbajtur jashtë parlamentit të gjitha ato forca politike të moderuara, edhe pse të dobëta në vendin e tij".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›