Harrohet ligji “Anti-Cannabis”, të zgjedhurit vendorë i shpëtojnë Drejtësisë
Asnjë i arrestuar nga policia në operacionet për asgjësimin e hashashit. Nisma ligjore e vitit 2006 nuk ndëshkon kryepleqtë dhe kryekomunarët
Albert Gjoka
Ligji “Anti-Cannabis” e ka humbur fuqinë e tij përballë kultivuesve të lëndëve narkotike. Prej disa ditësh forcat e Rendit kanë asgjësuar me qindra rrënjë Cannabis në disa zona të Shqipërisë, si Delvinë, Vlorë, Shkodër etj., por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Për aq më tepër, edhe i ashtuquajtur Ligji “Anti-Cannabis” nuk po vepron ndaj të zgjedhurve vendorë. Pak ditë më parë është zbuluar në afërsi të Hidrocentralit të Bistricës një parcelë ku ishin mbjellë mbi 500 rrënjë bimë narkotike. Ndërsa të shtunën e kaluar një tjetër parcelë u zbulua në fshatin Cekovinë. Operacioni më i fundit për asgjësimin e bimës së ndaluar u bë të hënën në mesditë në fshatrat e Vlorës, ku sipas burimeve policore të qytetit bregdetar, janë asgjësuar 110 rrënjë Cannabis sativa. Por edhe kësaj radhe nuk ka asnjë person përgjegjës që duhet të shkojë përpara ligjit.
Zhduken kultivuesit
Pikërisht në periudhën e korrjes së Cannabis Sativa, megjithëse strukturat e Rendit kanë njoftuar nisjen e një fushate në shkallë të gjerë, ende nuk ka asnjë të arrestuar për kultivimin e saj. Burimet policore raportojnë vetëm për korrje dhe asgjësim të bimëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar të dhënë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, ditën e martë, “rreth orës 10:00, në fshatin Vezhdanisht të Vlorës, në vendin e quajtur “Përroi i çezmës”, nga ana e efektivave të Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve janë konstatuar të kultivuara dhe janë asgjësuar 110 rrënjë bimë narkotike, Cannabis sativa, me gjatësi 20 centimetra deri në 2 metra, të kultivuara në katër parcela toke të hapura rishtazi. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, - vijon njoftimi. E njëjta fjali ishte edhe në njoftimin e policisë së qarkut të Vlorës, shpërndarë më datë 6 qershor. Policia e Delvinës bëri të ditur se ka zbuluar dhe asgjësuar 500 rrënjë Cannabis në afërsi të Hidrocentralit të Bistricës, në një luginë të rrethuar me pisha, por nuk ka të dhëna se kush ka qenë autori i mbjelljes dhe kultivimit të bimëve të Cannabisit dhe ende nuk është identifikuar.
Harrohen vendorët
Megjithëse ka dy vjet që është hartuar ligji “Anti-Cannabis”, përveç dy apo tre të zgjedhurve vendorë, ende nuk është vënë para drejtësisë asnjë kryetar komune apo kryeplak gjatë vitit 2008. Dy vjet më parë u ndryshua Ligji Nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i shoqëruar me debate të ashpra, ku përcaktoheshin penalitete për të zgjedhurit vendorë në zonat ku kultivohen lëndë narkotike. Sipas nenit 10/1 të tij, “Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, specialistët e Policisë së Rendit dhe të Policisë Kriminale në zonë, brenda juridiksionit të tyre administrativ, në bashkëpunim edhe me strukturën përkatëse të luftës kundër drogës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, të organizojnë punën për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zbulimin e sipërfaqeve të kultivuara e identifikimit të personave përgjegjës”. Më tej përcaktohen përgjegjësitë ligjore dhe penale të të zgjedhurve. “Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, specialistët e Policisë së Rendit dhe të Policisë Kriminale në zonë, për çdo rast të vërejtjes apo marrjes dijeni për kultivim të bimëve narkotike në zonën që mbulojnë, janë të detyruar të raportojnë, menjëherë, me shkrim në strukturën përkatëse të luftës kundër drogës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut. Kur personat e mësipërm, veprojnë në kundërshtim me pikat 1 e 2 të këtij nenit, sipas rastit, janë subjekte të veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 300 dhe 301, të Kodit Penal”, - thotë ligji.
Megjithëse kuadri ligjor e ka thjeshtuar punën për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, sërish janë të rralla rastet kur arrestohen ata që mbjellin Cannabis sativa, e aq më pak, për të mos thënë aspak, të zgjedhur vendor që sipas ligjit, duhet të përballen me drejtësinë. I pari drejtues vendor për mosdenoncim të kultivimit të bimëve narkotike që është arrestuar nga policia është kryeplaku i fshatit Bëne të komunës së Shllakut Dedë Lumi, pasi në fshat u gjetën 10 parcela me 7200 rrënjë Cannabis sativa. Sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare, të specializuara në luftën kundër trafikut të drogës, në të gjithë Shqipërinë rezultojnë të jenë rreth 493 fshatra të identifikuara si kultivuese të lëndëve narkotike.
18 Qershor 2008