Harry “ia këput një...” në ditëlindjen e mbretëreshës
Festa e ditëlindjes së 82-të e Mbretëreshës Elisabeta në kështjellën Windsor është transformuar në një “takim fasulesh”, me surprizën e pamenduar të princit Harry.
Princi “ia këputi një aromatike të fortë” shumë pranë mbretëreshës, e cila nuk mundi të bënte gjë tjetër, veçse të gjestikulonte e kontraktuar duke iu hakërryer. Nuk ka kaluar pa u vënë re dhe sipas thënieve së të ftuarve vip, që ndodheshin pranë mbretëreshës nuk kishte se si të mos vihej re. Ndërsa, vëllai i tij William dhe gjyshi Filip qeshnin, mbretëresha mundohej të mos e jepte shumë veten. Gazetarët britanikë nuk prisnin rast më të mirë se ky për të përdorur dykuptimësitë gjatë komentit të ngjarjes. Princi Harry e bëri “gjëmën”, ndërkohë që familja mbretërore ishte rehatuar në ballkonin e Buckingham Palace për të parë paradën tradicionale ushtarake të organizuar për ditëlindjen e mbretëreshës. Në momentin kyç të paradës, Harry “ia shkrepi”, nuk mjaftoi vetëm zhurma, por edhe era e rëndë që e shoqëronte. I pari e dëgjoi vëllai William, që i qëndronte në krahun e djathtë. Ai shpërtheu në të qeshura dhe mbylli hundën me dorë. Gjyshi Filip, i cili ishte akuzuar për të njëjtën “dhuratë” për mbretëreshën në ditëlindjen e saj të 80-të gjatë së njëjtës ceremoni, u kthye duke qeshur nga nipi Harry, i cili edhe vetë qeshte me të madhe dhe kishte zënë hundën me dorë. Ndërsa mbretëresha dhe e bija Ana, nuk janë bërë pjesë e argëtimit. Ajo i hodhi një shikim të ashpër nipit dhe shtrembëroi fytyrën, ndërkohë që njerka e djemve, Kamila mbante frymën dhe vendosi një fazoletë në hundë. Skena është fotografuar nga paparacët dhe shfaqet në tabloidet angleze me tituj “Dhurata e papëlqyer e mbretëreshës”.