Maqedonia rivoton me incidente
Rivotimi në Maqedoni është karakterizuar nga një prani e madhe ushtarake e policore.
Policë jo të paktë në numër ishin vendosur pranë qendrave të votimit, ndërsa nëpër rrugë shihje edhe forca speciale të gatshme për të kundërvepruar në çdo rast përsëritjeje të incidenteve të dhunshme si ato të 1 qershorit, ku humbi jetën një person dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. E me gjithë këto masa ka pasur disa incidente që janë shënuar që në orët e para të hapjes së qendrave të votimit. Në tre vendvotime në Tetovë, në shkollën fillore “Përparimi” në Reçicë të Madhe, rivotimi nuk nisi në kohën e duhur për shkak të vjedhjes së materialit zgjedhor. Parregullsi, sipas vëzhguesve të organizatës “MOST” ka pasur edhe në fshatrat e Likovës si Strime e Sllupçan. Edhe në qendra të tjera ka pasur përpjekje për vjedhje votash, por çdo parregullsi sado e vogël ka marrë përgjigjen e menjëhershme të policisë maqedonase, e cila arrestoi dje 10 persona të përfshirë në incidente të lehta gjatë zgjedhjeve. Votimi u ripërsërit në 187 vendvotime në njësinë zgjedhore një, dy dhe gjashtë, zona ku para dy javëve ishin regjistruar parregullsi zgjedhore. Të drejtë votimi në to kishin rreth 160 mijë qytetarë. 45 për qind ka qenë pjesëmarrja e votuesve maqedonas, kryesisht shqiptarë të Maqedonisë në qendrat ku u rivotua. Rivotimi nuk do të ndryshojë fituesin e zgjedhjeve, koalicionin e qendrës së djathtë të kryeministrit Nikola Gruevski, por mund të përcaktojë se cilës nga dy partitë kryesore shqiptare mund t’i kërkohet t’i bashkëngjitet koalicionit qeverisës. Në zgjedhjet e 1 qershorit Partia Demokratike Shqiptare kishte fituar 13 mandate, Bashkimi Demokratik për Integrim 12, ndërsa Partia e Prosperitetit Demokratik 1 mandat. Menjëherë pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit, dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH deklaruan secila fitoren. Sipas “MOST”, në dy zona zgjedhore, 1 dhe 2 ka fituar BDI. KSHZ nuk ka deklaruar ende rezultate zyrtare. Kryetari i KSHZ-së, Jovan Josifovski në konferencën për shtyp deklaroi se “Vlerësimi i KSHZ-së për rrjedhën e procesit zgjedhor është pozitiv dhe korrekt. Nga KSHZ-ja dhe institucionet tjera janë përpiluar supozime të mira për qytetarët që të mund ta japin votën e tyre”, tha ai. Sipas Josifovskit, prania më e madhe e policisë është garanci për sigurinë e këshillave zgjedhore.