Pezullimi i Krenar Ahmetit, komandohet shefi i Komisariatit Rrugor të Tiranës
TIRANE - Një ditë pas pezullimit të Krenar Ahmetit nga detyra e kreut të komisariatit të Policisë Rrugore, drejtori i Përgjithshëm, Ahmet Prençi, ka komanduar në vend të tij Valmir Nikollën.
Lajmi është bërë i ditur për gazetën “Panorama”, nga burime të Policisë së Shtetit. Sipas tyre, Valmir Nikolla është komanduar në këtë detyrë ndërsa ka lënë funksionin e shefit të sektorit të linjave në komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës. Këtë detyrë ai e mbante që prej shtatorit të vitit të kaluar, kur ish-drejtuesi Krenar Ahmeti, tashmë i pezulluar nga detyra, kërkoi nga Prençi dhe Nishani largimin e më tepër se 10 oficerëve të komisariatit të Policisë Rrugore, pas një konflikti me ta për zbatimin e ligjit. Paralelisht me detyrën e shefit të komisariatit të Policisë Rrugore ku Valmir Nikolla është i komanduar, ai do të mbajë edhe postin e komandantit të linjave. Veç eksperiencës në qarkullim, Valmir Nikolla ka punuar edhe në shërbimet e Policisë së Rendit, duke kryer funksionet nga komandanti i togës deri tek shefi i rendit dhe specialist i shërbimeve të rendit në kryeqytet për gati 10 vite. Kjo për faktin se Ahmeti mund të mos dënohet nga gjykata për ngjarjen për të cilën akuzohet, se ka vepruar arbitrarisht ndaj qytetarëve. Kjo do të thotë që Ahmeti mund të kthehet sërish në detyrën që mbante pas përfundimit të procesit gjyqësor nëse nuk shpallet fajtor nga gjykata. Aktualisht Ahmeti është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, me akuzën e kryerjes së veprimeve arbitrare në dëm të qytetarëve. Një prokurore e Krimeve të Rënda dhe një qytetar tjetër, bashkëshort i prokurores, kanë denoncuar Krenar Ahmetin dhe dy punonjës të tjerë të Policisë Rrugore për kryerje të veprimeve arbitrare. Prokuroria filloi hetimet pas kallëzimit të prokurores për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Nga ana tjetër edhe Ahmeti dhe dy punonjësit e policisë kanë depozituar kallëzimet e tyre në Prokurori për kundërshtim dhe fyerje të punonjësve të policisë në detyrë. d.b
Pezullimi i Krenar Ahmetit
Largimi i Krenar Ahmetit nga detyra e shefit të Komisariatit të Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë, erdhi pas një përplasje disa ditore mes Prokurorisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme. Kjo e fundit mbrojti Krenar Ahmetin duke vënë në dukje rezultatet e arritura prej tij ndërsa gjykata, me kërkesë të Prokurorisë vendosi pezullimin nga detyra. Ky vendim u zbatua tri ditë më parë nga kryepolici Ahmet Prençi.