Ish-shoferit të komunës, i bëjnë atentat në Kashar
Plagoset me armë pas një konflikti për probleme femrash, ish-shoferi i komunës së Kasharit, Pajtim Sula, kushëri i ish- kryetarit të arrestuar të kësaj komune, Alfred Sula.
Dashamir Biçaku
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Mëzez, mbrëmjen e të shtunës kur Pajtim Sula është sulmuar me armë zjarri. Dy persona janë afruar në lokal dhe kanë shkrehur breshëri armësh ndaj tij. Ai ka mbetur i plagosur në këmbë me një plumb, ndërsa autorët e sulmit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Si persona të dyshuar për autorësinë e kësaj ngjarjeje, policia e komisariatit nr. 6 ka identifikuar dy vëllezërit Bashkim dhe Edison Murati, banues në fshatin Yrshek të komunës së Kasharit. Autorët, sipas policisë, kanë pasur me vete një armë zjarri, automatik “Kallashnikov”, me të cilën kanë qëlluar në drejtim të Pajtim Sulës. I plagosuri është nisur për ndihmë në Spitalin Ushtarak. Pas operacionit të kryer nga mjekët, gjendja e të plagosurit Pajtim Sula është përmirësuar duke dalë nga rreziku për jetën. Efektivët e policisë së komisariatit nr. 6 kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas njoftimit të marrë, ndërsa më pas janë njoftuar edhe specialistët e zyrës së hetimit të vrasjeve në Drejtorinë e Tiranës. Ekspertët kriminalistë kanë administruar disa gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, që i përkisnin një arme automatik që besohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.
Motivi i krimit
Vetëm pak minuta pas ngjarjes së ndodhur të shtunën në mbrëmje në një prej lokaleve të Yrshekut, policia ka mundur të mësojë edhe identitetin e agresorëve, si dhe shkakun e kësaj tentative vrasjeje. Veç gëzhojave dhe predhave, blutë kanë marrë dëshmi okulare nga disa prej personave që ndodheshin në lokal. Të dhënat dhe deklarimet e marra nga oficerët e komisariatit nr. 6 dhe të zyrës së hetimit të vrasjeve janë cilësuar si të rëndësishme për hetimin e ngjarjes, duke vlerësuar se ato ndihmojnë për të identifikuar autorët e krimit. Policia pohon se agresorët Bashkim dhe Edison Murati, kanë pasur një konflikt kohë më parë me Pajtim Sulën. Ky i fundit sipas policisë dyshohet se mund të ketë pasur lidhje jashtë martesore me një të afërme të vëllezërve. Për shkak të kësaj lidhjeje të dyshuar, një prej vëllezërve është konfliktuar me bashkëshorten e tij ndërsa e kishte akuzuar të shoqen për tradhti me të plagosurin. Për t’u hakmarrë ndaj Pajtim Sulës, vëllezërit kanë tentuar ta vrasin, por që për fatin e tij të mirë ka shpëtuar, pasi pësoi një plagë në këmbë, e cila nuk përbën rrezik për jetën.