“Amnistia e nevojshme, por Shqipëria nuk është gati”
Amnistia fiskale për gjobat e këqija të biznesit është shumë e nevojshme për ekonominë, por për fat të keq vendi unë nuk është ende gati për një hap të tillë.
Ky është reagimi i specialistit Zef Preçi në lidhje me draftin e ri që po harton Ministria e Financave për amnistinë fiskale për bizneset. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama” Preçi, ka theksuar se është shumë e dobishme te debatohet mbi amnistinë fiskale, por vendi ynë nuk është gati për një hap të tillë. “Nëse ecet me hapa të matur dhe në rrugë legjitime mund dhe duhet të sigurohen burime shtese financiare për buxhetin si dhe qëndrueshmëri më e mirë e gjithë sistemit fiskal për vitet që vijnë”, ka thënë ai. Në intervistën e tij ai ka shpjeguar në detaje të gjithë problemet që do të hasen nëse miratohet një draft i tillë.
Eshtë rikthyer edhe një herë pas një kohe të gjatë ideja e amnistisë fiskale. A mendoni se tani ka ardhur momenti për një gjë të tillë?
Ka kaluar thuajse një dekadë qysh se Presidenti Mejdani, ish- ministri i Financave Malaj dhe dy institute studimore jo-publike vendase artikuluan nevojën e amnistisë fiskale. Për fat të keq, përdorimi politik i kësaj reforme të ndërmarrë në mjaft vende nuk lejoi që prej asaj kohe të përgatiteshin bazat e nevojshme ligjore, institucionale dhe të debatohej publikisht me përgjegjshmëri kombëtare rreth kësaj teme. Shtrimi tani i problemit duket si një përpjekje për të korrigjuar diçka, ndonëse personalisht kam rezerva mbi seriozitetin e kësaj nisme. Kështu, ishte për t’u përshëndetur përfshirja e studiuesit të mirënjohur De Soto në përgatitjen e një dokumenti kuadër për të këtë qellim, por është e gabuar dhe të le një shije paksa të hidhur mbajtja si sekret shtetëror e gjetjeve të këtij raporti nga ana e qeverisë aktuale. Mendoj se është normale që të ndërmerrej kjo reformë, por marrëdhëniet e tensionuara të qeverisë aktuale me komunitetin e biznesit dhe përfshirja e ish-funksionarëve të lartë të shërbimeve sekrete në drejtimin e institucioneve tejet të rëndësishme që kanë të bëjnë me pronat, me taksat, etj., kudo ku ka krijim, rrjedhje apo lëvizje të kapitalit privat nuk mund të mos ndikojë mbi hezitimin e sipërmarrjeve private për t’u përfshirë realisht në këtë proces. Madje, edhe “marrëveshja historike”, ndërmjet dy forcave më të mëdha politike të vendit mund dhe duhej të ishte fokusuar në probleme të tilla që ndikojnë në përmirësimin e jetës së të gjithë shqiptarëve, që krijojnë mundësi për të përshpejtuar rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë aspekt, mospërfshirja e opozitës dhe trajtimi i njëanshëm i hapave të mëtejshme në hartimin e kuadrit përkatës ligjor rrezikon ta kthejë këtë proces në “pikën e nisjes” d.m.th., që maxhoranca e sotme të tërheqë mbi vete pikërisht ato sulme që ajo vetë ka drejtuar dikur kundër ideatorëve të amnistisë fiskale. Nuk e kam fjalën që një pjesë e mirë e lidershipit të lartë politik të maxhorancës së sotme ndjen nevojën e ngutshme të legjitimimit të shpresuar të pasurive publike të grabitura apo të evazionit të shkaktuar në favor të grupeve të biznesit apo të lobeve të fuqishme që qëndrojnë pas saj. As për faktin që segmente të caktuara të qeverisjeve të mëparshme mendojnë “në heshtje” njëlloj dhe mezi presin edhe ata të çlirohen nga frika e ndjekjes ligjore për shkak të pasurive të vëna prej tyre në të njëjtën rrugë. Po e kam fjalën për ato hapa të amnistisë të kryer “de facto” nga qeveria Berisha si p.sh., procesi i shumëpërfolur i legalizimit të ndërtimeve të paligjshme duke uzurpuar tokat dhe trojet e të tjerëve, një proces që ka qenë kundërshtuar dukshëm nga opozita dhe që mendoj se rrezikon të dështojë nëse nuk do të sigurohet mbështetje politike të nevojshme. Se pavarësisht se ç’mendojnë ideatorët e amnistisë fiskale të propozuar dje apo sot, legalizimet duhen konsideruar si “pjesa e luanit” në të gjithë procesin e kryerjes së kësaj reforme. Nga ana tjetër, është një fakt i njohur që vendi ynë, për shkak të problemeve dhe të dobësive që shfaq qeverisja aktuale, sidomos në aspektet fiskale dhe financiare, ende vazhdon të monitorohet nga FMN. D.m.th., çfarëdo hapi në drejtim të amnistisë fiskale mund dhe duhet të jetë pjesë e negociatave me këtë organizatë. Ndoshta qeveria aktuale mendon të shfrytëzojë deri në fund avantazhet e krijuara në vite nga ekonomia jonë kombëtare që shprehen në rritjen e mundësive për të marre hua tregtare jo vetëm pa limit, por edhe pa analiza të efektivitetit dhe përparësive të destinimit të tyre, pa eksplorimin e rrugëve alternative të sigurimit të fondeve, pa krijuar kushtet për zhvillimin e tregut të kapitaleve, etj. Me këtë dua të them se është mjaft e vështirë, për të mos thënë e pamundur që për kryerjen e amnistisë fiskale të sigurohet mbështetja e FMN-së. Kjo edhe për faktin se kjo reformë, edhe pse shumë e dobishme nëse ndërmerret në kushtet e duhura, nuk mund të kryhet pa një minimizim real të sektorit informal, pa një administratë fiskale legjitime, efeciente, transparente dhe që i trajton në mënyrë të barabartë bizneset, pa një mbikëqyrje të rreptë të konkurrencës në tregje, pa një funksionim të rregullt të institucioneve të kontrollit të pastrimit të parave, pengimit të financimit të terrorizmit, etj. Debati i sotëm, më shumë sesa një debat real dhe institucional, më ngjan me një “matje pulsi” të qëndrimit të mundshëm të FMN-së, institucioneve dhe palëve të tjera të interesuara vendase dhe të huaja nga ana e qeverisë aktuale, ndonëse personalisht e shoh thuajse e pamundur sigurimin e menjëhershëm të mbështetjes së tyre. Pra, mendimi im është se duhet të debatohet mbi amnistinë fiskale, por vendi ynë nuk është gati për një hap të tillë. Nëse ecet me hapa të matur dhe në rrugë legjitime mund dhe duhet të sigurohen burime shtesë financiare për buxhetin si dhe qëndrueshmëri më e mirë e gjithë sistemit fiskal për vitet që vijnë.
Kur flasim për amnisti, sipas jush, çfarë duhet të amnistohet, vetëm taksat dhe tatimet e papaguara, apo edhe mënyra të tjera të fitimit të parave nga bizneset?
Fakti që studime dhe analiza të shumta provojnë se ekonomia jonë në më shumë se 50 për qind të saj është informale do të thotë se kontrolli i qeverisë mbi mbledhjen e taksave dhe të sigurimeve shoqërore është mjaft i dobët dhe inefecient. Kjo është edhe premisa e parë penguese e një reforme të plotë, e një amnistie fiskale. Nga ana tjetër, prurjet e emigracionit zënë peshën kryesore në prurjet monetare informale në vend. E paqartë është situata e hyrjeve monetare kriminale për shkak të trafiqeve të ndryshme, prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të narkotikëve, shitjes së arsenaleve të armatimeve të periudhës së komunizmit, etj. Kjo jo se këto të fundit do të mund të legalizohen ndonjëherë, por pleksja e hyrjes së tyre në vend, rrugëve të investimit dhe përpjekjeve për legalizimin e tyre e bën mjaft të vështirë çfarëdo hapi në terren konkret. Natyrisht që këtu bëjnë përjashtim prurjet e emigracionit, për të cilat duhet thënë se vështirësitë në gjurmimin e burimit të tyre janë po aq të mëdha. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e komunitetit të biznesit, për një numër shkaqesh që lidhen sa me procesin e vështirë të formimit të shtresës së mesme, me pleksjen e ngushtë të evazionit fiskal dhe të korrupsionit të shoqëruar me të, aq edhe me mungesën e qartësisë së politikave të ndjekura nga qeveria dhe ndryshimet e shpeshta në to, vazhdon të mbetet vulnerabël përballë institucioneve tatimore. D.m.th., nuk mund të justifikojë burimin e investimeve të veta, bashkë-pronësitë e deklaruara ose jo, etj. Nëse një ditë qeveria dhe institucionet e tjera duke përfshirë dhe ato kushtetuese dhe juridike do të vendosin të ndërmarrin një reformë të tillë, kuptohet se ajo duhet të jetë në një diapazon të gjerë d.m.th., të përfshijë edhe investimet e trupëzuara në objekte dhe investime, në pasuri të patundshme, ashtu edhe pjesën në kapital monetar. Natyrisht kjo nënkupton ndërmarrjen e politikave të thjeshta, të qarta dhe që nuk lënë “litarin” jashtë (përndryshe një kanal përmes, të cilit qeveritarët e radhës të legjitimojnë grabitjen e pronës, pasurive dhe të fondeve publike, siç mund të ndodhte në rastin e hapave të shkëputur). Në këtë kontekst e gjej me vend shqetësimin e shprehur publikisht nga ana e përfaqësuesve të komunitetit të biznesit.
A mendoni se amnistia fiskale, do të bëjë që bizneset e ndershme, pra ato që gjatë kësaj kohe nuk kanë fituar të ardhura, në mënyrë “të paligjshme”, të ndjehen të prekur? A ka ndonjë mënyrë për të rregulluar edhe fitimet e këtyre të fundit?
Pa diskutim që shkalla e ulët e konkurrencës aktuale ndërmjet bizneseve në ditët e sotme ndikohet dukshëm edhe nga kostot e ndryshme të kapitalit, të cilat nga ana e tyre kushtëzohen dukshëm nga legjitimiteti i kapitalit të investuar në një sipërmarrje apo në një tjetër. Në një fare kuptimi, bizneset nuk konkurrojnë njëra-tjetrën, por “konkurrohen” në një shkallë të lartë nga paratë që “pompohen” në biznese të së njëjtës fushë veprimtarie që deformojnë vetë tregun. Madje kjo mendohet se është mjaft evidente në tregun e pasurive të patundshme, banesave, tokave në zonat turistike, etj. Por ky shkak nuk mund të minimizohet me padrejtësinë që krijon një reforme të tillë e supozuar e njohur si amnistia fiskale. Synimi themelor mbetet futja në qarkullimin ekonomik të pasurive të fshehura, të fjetura, në pamundësi për t’u investuar, etj., duke i trajtuar ato si një pasuri kombëtare, siç janë në të vërtetë. Në këtë këndvështrim, “një fund i tmerrshëm është gjithnjë më mirë se një tmerr pafund”. “Drejtësia” ndërmjet bizneseve është diçka hipotetike dhe paksa naive në kohën e sotme. Kjo mbasi fitimet e tyre i rregullon “loja e lirë e tregut” dhe detyra e qeverive dhe ekspertëve është të shqetësohen për një mirëfunksionim transparent dhe ligjor të këtij të fundit.
FMN është një opozitare e flaktë e amnistisë. Të paktën ka qenë kur këtë e propozoi ish-presidenti Meidani. Sot, kur FMN është më larg ndikimit të saj në ekonominë shqiptare, amnistia mund të jetë një moment i rrezikshëm, apo një zgjidhje përfundimtare?
Ky problem është pjesë e riskut politik të një maxhorance që e merr përsipër, por për një gjë jam thellësisht i bindur: Shqipëria është ende mjaft larg “mëvetësisë” ekonomike dhe financiare. Madje qeverisja e dy-tre viteve të fundit tregon se janë vënë në rrezik edhe ato pak arritje makro-ekonomike të siguruara në dy dekada bashkëpunim serioz e të përgjegjshëm me FMN-në, se reforma të tilla janë me pasoja përtej mandatit të një maxhorance apo të qeverisë së radhës. Kjo pasi performanca institucionale e vendit e shprehur në menaxhimin e situatave të ndryshme duke përfshirë edhe tragjedinë e Gërdecit tregojnë se institucionet e shtetit janë më të dobëta nga perceptimi që ka publiku dhe ndërkombëtarët për to. Në fund të fundit, sipas mendimit tim, për të gjithë arsyet dhe faktorët e analizuar me lartë, kjo reformë shumë specifike dhe me dimension shumë planesh nuk mund dhe nuk duhet të ndërmerret pa praninë dhe asistencën e FMN dhe institucioneve të tjera euro-atlantike. Me fjalë të tjera, nëse synimi është të përshpejtohet zhvillimi ekonomik i vendit, përfshirja e pasurive dhe parave jashtë kanaleve formale është e domosdoshme, nëse ndërmerret si një masë në shërbim të instalimit të lobeve ekonomiko-politike apo të oligarkisë së post-komunizmit, mund të bëhet që nesër. Por në rastin e dytë, askush nuk mund të jetë i sigurte mbas kësaj edhe në vetë funksionimin normal të demokracisë. Historia jonë e tranzicionit, por edhe ajo e vendeve të tjera me institucione të dobëta na mëson se rivendosja e ekuilibrave apo çlirimi prej oligarkie zakonisht vjen përmes dhunës dhe trazirave sociale...
Sa mendoni se do të jetë vlera e aseteve (të ardhurave) të çliruara, dhe a mendoni se duhen dënuar drejtorët e tatimeve apo doganave, që kanë lejuar një fshehje të tillë? A e bën kjo korrupsionin më të matshëm?
Siç e thashë edhe më lart, problemi është mjaft kompleks dhe nuk është thjesht një ligj që kërkon 71 vota në Kuvend (drafti i të cilit thuhet se është gati). Amnistia fiskale është një problem sa juridik, aq edhe politik, sa social aq edhe i lidhur ngushtë me institucionet e shoqërisë në një kohë të dhënë. Kjo sidomos kur ndërmerret për herë të parë dhe mbas një fushate ndëshkimore mbi bizneset siç po ndodh dy-tre vitet e fundit dhe mbi ndonjë “peshk të vogël” nga radhët e funksionarëve të lidhur me të. Pra kërkon përfshirjen në debat të gjithë aktorëve të shoqërisë edhe gjetjen e rrugëzgjidhjeve të qëndrueshme që nuk gjenden lehtë nëpër libra. Pra, duhet kujdes edhe në adaptimin e modeleve të vendeve të Amerikës Latine apo të vendeve me institucione të konsoliduara si p.sh., të Gjermanisë, etj. Sa i takon korrupsionit, duhet të jemi të qartë të gjithë, ky fenomen lidhet me keqfunksionimin të gjithë sistemit politik dhe ekonomik të shoqërisë sonë të sotme, më shumë se me ndërmarrjen pse jo të një reforme të tillë siç është amnistia fiskale. Në këtë kontekst, matja e tij është problem metodik, por nuk ndryshon gjë në jetën e qytetarëve shqiptarë. Problemi mbetet po ai i fillimit: përmirësimi i funksionimit të institucioneve të shtetit dhe vet amnistia fiskale vlerësohet se mund të kontribuojë në këtë drejtim. Në të gjithë këtë proces, një gjë mbetet e qartë, debati duhet bërë përpara hedhjes së çdo hapi në terren praktik. Kjo mbasi lëvizjet e pamenduara e të parakohshme shndërrohen në nxitës të shkeljes së ligjit (siç ndodhi me procesin e legalizimeve) apo nxitet shkrehja e punës së administratës fiskale në vjeljen e detyrimeve ndaj shtetit. Por, gjithashtu, krijohen kushte për përdorim për qëllime elektorale i masave të tilla me efekt të gjerë publik që rëndojnë arkën e shtetit, si dhe stimulohet e mbahet gjallë psikologjia e indulgjencave. Të gjitha këto shkojnë në kundërshtim me principet e sistemit të ekonomisë së tregut dhe në vend që të ndihmojnë, pengojnë realizimin e reformës së amnistisë fiskale.