Hart s’është i paprekshëm

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini e ka paralajmëruar portierin e tij Joe Hart se vendi i tij nuk është i paprekshëm.
Për trajnerin italian, përfaqësuesi anglez është zgjedhja e parë, por në rast se shfaq pasiguri, 25 vjeçari mund të përfundojë në bankinë.
“Për mua, ai është zgjedhja e parë, por nëse nuk mbron mirë, do ta ndërroj. Nuk do ta kisha problem. Joe është sikur Balotelli, si të gjithë lojtarët tjerë. Nëse një lojtar ose portier nuk luan mirë, trajneri mund ta zëvendësojë”, theksoi ish trajneri i Interit.
Që nga ndeshja me Borussia Dortmundin, ku ishte i shkëlqyeshëm, Hart ka një rënie dhe po shfaq pasiguri.