E Diel, 1 Nëntor 2026

Harta e kufijve detare me Greqine zona qe vlen 20 miliarde dollare ne vit

Greqia pak kohe me pare ka bere presion nepermjet deklaratave politike Pritet te kete debat mbi zonen ku do te studiohet pasi eshte neutrale

Disa dite me pare Greqia ka njoftuar se do te vazhdoje kerkimet ne kufijte detare me Shqiperine per nafte dhe gaz. Ne njoftimin e bere nga qeveria greke thuhet se zonat e percaktuara jane Gjiri i Patres pjesa perendimore Katakolo dhe Janina. Pjesa me e rendesishme ku mendohet te kete rezerva te shumta nafte dhe gazi eshte kufiri jugor i vendit tone dhe konkretisht pjesa detare ku ndodhet Korfuzi me Ksamilin. Kjo ceshtje ka qene nje nder me te diskutuarat kur u nenshkrua marreveshja per ujerat detare midis dy vendeve dhe zerat kunder kane ardhur si nga opinioni publik shqiptar por dhe nga perfaqesues diplomatike te Evropes. Keto kerkime vijne kur Gjykata Kushtetuese e vendit tone ka rrezuar marreveshjen e nenshkruar nga te dy vendet si te jashteligjshme dhe ku cenohen kufijte detare te Shqiperise.

Cfare permban kufiri detar

Sipas studimeve te disa kompanive te huaja ne zonat e percaktuara mund te kete mbi 250 miliarde fuci nafte dhe nje sasi shume e madhe e gazit natyror e cila mund te arrije deri ne 3.5 miliarde metra kub. Sipas eksperteve te naftes vetem nga nafta dhe gazi qe mund te nxirret ne keto tri pika Greqia ka mundesi te fitoje rreth 20 miliarde dollare ne vit per 25 vitet e ardhshme duke i cilesuar keto si miniera ari.Keto permbajtje gazi dhe nafte gjenden ne nje thellesi prej rreth 4 mije metrash dhe eshte studiuar se rezervat qe gjenden ne kete zone arrijne nga 50-80 milione fuci. Sipas perfaqesuesve te huajproblemi i caktimit te kufijve detare te Greqise me shtetet fqinje dhe kryesisht me Shqiperine do te jete nje problem shume serioz pasi te paket mund te jene vete investitoret qe mund te kryejne studime dhe kerkime ne zona te cilat ende nuk jane te percaktuara se te kujt shteti jane.

Presioni i Greqise

Greket kane kerkuar disa muaj me pare edhe nje here marreveshjen detare duke e kercenuar Shqiperine me bllokimin e procesit integrues. Ministria e Jashtme greke deklaroi se rrezimi qe i beri Gjykata Kushtetuese marreveshjes eshte nje ceshtje qe i takon Tiranes ta zgjidhe. Sipas zedhenesit te Ministrise se Jashtme greke Grigoris Delavekuras ratifikimi i marreveshjes do ti hape rruge shfrytezimit te pasurive natyrore. Duke shprehur shqetesimin per rrezimin e kesaj marreveshjeje te mire sipas grekeve Delavekuras tha se kjo ishte firmosur prej te dyja qeverive dhe eshte bazuar ne te drejten nderkombetare. Ai theksoi se vete ministri i Jashtem shqiptar ka pohuar se qendrimi i Greqise duket se nuk ka ndryshuar edhe pse Athina zyrtare pak kohe me pare kishte deklaruar se do te respektoje vendimin e gjykates pavaresisht se ky zhvillim nuk e ka kenaqur ate.

Drejt miratimit ligji per lirimin e te burgosurve shqiptare ne Greqi cilet perfitojne

Rreth 1 500 persona do te perfitojne nga masat qe synojne te lehtesojne mbipopullimin e burgjeve greke pasi te miratohen dispozitat e paraqitura nga ministri i Drejtesise Miltiadhis Papajoanu. Dispozitat qe perfshihen ne projektligjin per luftimin e racizmit dhe ksenofobise parashikojne nje frymemarrje per burgjet greke qe kane nje kapacitet prej 9 700 vendesh por aktualisht ne to ndodhen 12 586 te burgosur nga te cilet 7 000 ose 574 jane shtetas te huaj raporton agjencia greke e lajmeve AMNA. Masat lehtesuese nuk mund te zbatohen per persona qe vuajne denime me akuza per vepra te renda penale si abuzim te fondeve publike evazion fiskal pjesemarrje ne organizate kriminale dhe terroriste grabitje me arme rrembim personi mashtrim te miturish trafik qeniesh njerezore etj. Masat favorizuese do te zbatohen per dy kategori per ata qe vuajne denimin dhe per ata qe ndodhen ne proces gjykimi per akuza qe lidhen me vepra te lehta penale. Sa i perket kategorise se pare personat qe vuajne denime me te uleta nga dhjete 10 vjet lirohen nga burgu si me poshte

1 Nese denimi eshte deri ne tre vjet lirohen pasi te kene kryer 1/10 e denimit.
2 Per denime nga 3 deri ne 5 vjet pasi te jete kryer 1/5 e denimit.
3 Per denime me te larta se 5 vjet dhe deri ne 10 vjet pasi te kene kryer 1/3 e denimit.

Per sa i perket kategorise se dyte denimet deri ne nje vit parashkruhen masa e burgimit shnderrohet ne vlere monetare ndersa parashkruhet ndeshkimi penal per kundervajtjet dhe shkeljet. Nga viti 1998 deri me sot sa kapaciteti i burgjeve greke edhe numri i te burgosurve eshte dyfishuar. Nese ne 1998-n burgjet kishin kapacitet per 4 332 te burgosur dhe numri i te burgosurve ishte 6 150 sot ka 9 223 vende dhe numri i te burgosurve ka arritur ne 12 586.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›