E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strukturat e fryra bashkia rishikim te punonjesve ne dy drejtori

Tabaku Vete drejtuesit si te Ndermarrjes Funerale dhe te Ndermarrjes nr. 1 nr. 2 dhe nr. 3 kane propozuar keto ndryshime

Pas pushimit nga puna te 70 punonjesve te Ndermarrjes se Sherbimeve Funerale Bashkia e Tiranes do te vijoje strukturimin e punonjesve ne dy ndermarrje te tjera. Permes nje deklarate per shtyp nenkryetarja e bashkise znj. Jorida Tabaku ka sqaruar se vendimi eshte marre pasi u analizua puna e punonjesve te sherbimet funeral dhe u verejt mbivendosje funksionesh. Sipas Tabakut ne fillim u sugjerua nje reduktim stafi prej 300 personash nderkohe qe u vendos per nje ristrukturim te te gjitha drejtorive. Bashkia do te respektoje kontraten me punonjesit do tiu paguaje punetoreve 2 paga. Ristrukturimi u be per te shmangur mbivendosjen e funksioneve. Masat u moren pas vendimit te Keshillit Bashkiak qe secila drejtori te marre pergjegjesite. Me nje vendim te tille synohet ulja e fondit te pagave dhe rritja e investimeve. Ndermarrjet 1 2 dhe 3 preken nga shkurtimet. Punonjesit jane njoftuar menjehere pas marrjes se vendimit te Keshillit Bashkiak per shkurtimet - sqaroi Tabaku.

Cilet nga sektoret pervec Sherbimeve Funerale preken ne numer te madh

Permenda pak me pare Ndermarrjen nr. 1 te qytetit qe merret me pastrimin dhe gjelberimin Ndermarrjen nr. 2 me mirembajtjen e rrugeve dhe ndricimin dhe Ndermarrjen nr. 3 me mirembajtjen e shkollave. Ne total jane shkurtime prej 300 punonjesish. Ju i keni pasqyruar edhe ne momentin qe u mor vendimi i Keshillit Bashkiak dhe nuk eshte dicka e re per publikun vetem se tani ka filluar qe vendimi te zbatohet dhe te zbardhet.

Kur u eshte komunikuar punonjesve Disa nga punonjesit thonin se nuk u eshte komunikuar kjo gje.

Sipas afateve ligjore dhjete dite pas marrjes se vendimit te Keshillit Bashkiak te gjitha njesive qe kane pasur prekje ne staf u eshte komunikuar ky vendim dhe ato kane komunikuar si me sindikatat dhe Ministrine e Punes per te bere lajmerimet. Vendimi eshte marre ne tetor per te lejuar dy muaj kohe qe te fillonte zbatimi ne janar nderkohe qe ne duhej te plotesonim edhe detyrimet financiare qe lidheshin me kete. Per ndermarrjet sigurisht qe kjo nuk eshte dicka e re sepse analiza e punes dhe funksioneve ka dale nga vete ndermarrjet. Vete drejtuesit si te Ndermarrjes Funerale dhe te Ndermarrjes nr. 1 nr. 2 dhe nr. 3 kane propozuar keto ndryshime. Ne vetem kemi reflektuar ndryshimet qe ato kane propozuar plus qe ka pasur edhe ndryshime te tjera qe ishin te imponuara nga vendime te Keshillit te Ministrave p.sh. Cirku i Tiranes nuk i perket me pushtetit lokal por i perket pushtetit qendror pra ishin nje sere vendimesh qe reflektonin si vendime te Keshillit te Ministrave edhe kerkesa te vete njesive te varesise te Bashkise se Tiranes qe ishte e nevojshme te reflektoheshin.

Me sa reduktohet fondi i pagave me kete vendim

Me kete ristrukturim ne kemi reduktuar fondin e pagave me 4 ne vitin ne vijim dhe te gjitha keto shkojne per investime per projekte kapitale qe besoj jeni njohur te gjithe nga prezantimi i buxhetit.

Ne momentin qe keni ardhur ne Bashkine e Tiranes e keni gjetur te fryre administraten e Bashkise dhe kjo eshte nje nder arsyet qe eshte rrjedhoje e kesaj apohellip

Ne kemi deklaruar me kohe qe administrata e Bashkise se Tiranes ka qene e fryre por pas analizes se kujdesshme qe u be pas analizes se funksioneve qe kryente cdo ndermarrje duke pasur parasysh se per te njejtin pozicion pune paguheshin dy persona duke qene se ne paguanim edhe firmen e pastrimit edhe punonjesit e Ndermarrjes nr. 1 per te njejtin funksion atehere u pa e nevojshme qe te evitoheshin keto mbivendosje. Besoj se qytetaret e Tiranes jane me te interesuar se si i shpenzojne taksat e tyre sesa per menyren se si kjo ndodh.

Per keta punonjes te cilet mbeten pa pune tashme a do te kete nje vendim te dyte ku do te shkojne keta njerez

Sigurisht qe e permenda pak me pare qe nuk eshte e thjeshte. Ne po marrim masa qe ata te pakten te kene nje page prej dy muajsh sic e lejon edhe kontrata e tyre nderkohe ne bashkepunim me Ministrine e Punes keta jane te regjistruar ne listen e punekerkuesve per qytetin e Tiranes dhe ne do te perpiqemi se bashku me sektorin privat te shikojme mundesite. Besoj se te gjithe u njohet me vendimet qe u moren ne Keshillin Bashkiak per lehtesirat qe ne do te ofrojme per bizneset e reja qe do te marrim persona pikerisht nga lista e punekerkuesve per qytetin e Tiranes. Bashkepunimi me Ministrine e Punes ne kete rast eshte shume i ngushte per te ndihmuar kete proces tranzicioni qe te ishte sa me i lehte per te gjithe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›