E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi te vriste dy persona arrestohet 17-vjecari

Nje 17-vjecar ka rene diten e djeshme ne prangat e policise se kryeqytetit nen akuzen e tentatives se vrasjes. Sipas policise i arrestuari eshte E. L. 17 vjec banues ne Kamez. Arrestimi i te riut u be rreth ores 1000 te mengjesit te djeshem prane rruges Paqesori ne Kamez. Sipas policise 17-vjecari per motive te dobeta gjate nje konflikti te castit ka tentuar te vrase me arme zjarri automatik shtetasit Fadil Noka dhe Hazgan Bardhoshi. Ne momentin e arrestimit ne flagrance te riut iu kap dhe iu sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje arme automatike e llojit Kallashnikov me kreher dhe nje sasi fishekesh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›