E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre të vetëflijuar në 24 orë. Shkaku? Depresioni, varfëria e papunësia

Jo, nuk ka qenë një ditë e qetë as kjo që lamë pas. Tre persona vendosën ti japin fund jetës së tyre, ndërsa policia thotë se shkaqet e vetëvrasjes kanë qenë depresioni, papunësia e varfëria.

Sa herë që kryeministri del e flet për mrekullinë ekonomike shqiptare, disa shqiptarë ndahen nga kjo botë duke mos e duruar dot realitetin e mrekullisë shqiptare.

Në fshatin Libonik të Korçës, 40 vjeçarja Ardiana Haxhi i dha fund jetës së saj duke u vetëhedhur në pus.

Në Vlorë, në fshatin Babicë e Madhe, Nazire Mersini, 65 vjeç, i dha fund jetës duke i vënë flakën vetes me benzinë e më pas duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit.

Në Kuçovë, Avni Koxhaj, baba i pesë fëmijëve, i dha fund jetës duke u helmuar me fotoksinë. Ngjarja ndodhi në fshatin Gegë. Babai i dha fund jetës pasi në familje kishte pllakosur një varfëri ekstreme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›