E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harta e zonave që mbulojnë 3 poliklinikat e specialiteteve

Sipas udhëzimit të ISKSH-së pacientët duhet të zbatojnë sistemin e referimit të shërbimit të specializuar. Në të kundërt paguhen 100 %

Udhëzimi

Poliklinkat e lagjeve të Tiraës duhet t’i drejtojnë pacientët vetëm në ato poliklinika të specialiteteve që mbulojnë zonat e tyre. Nëse pacientët nuk e zbatojnë këtë sistem referimi, atëherë do të paguajnë tarifat e vizitave por edhe të ekzaminimeve në masën 100 për qind edhe nëse janë të siguruar. Kështu, Insituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor me anë të një udhëzimi u bën të ditur të gjitha qendrave shëndetësore hartën e shpërndarjes së banorëve që duhet të mbulojnë. Ndërkohë, Drejtori i Poliklinikës Qendrore të Specialiteteve, Përpaprim Laziraj, pohon për gazetën se ky sistem referimi është tepër pozitiv pasi nuk krijon anomali nëpër qendrat shëndetësore.

Referimi

Qytetarët nuk duhet të shkojnë në atë qendër shëndetësore që iu teket por në qendrat shëndetësore që janë caktuar së pari në lagjet e tyre, aty ku kanë të hapur edhe kartelat shëndetësore. Më pas, nëse kanë nevojë për qendrat shëndetësore të specializuara, duhet të shkojnë pikërisht në njërën nga poliklinikat që është caktuar për të mbuluar zonën e tyre. Kështu, nëse një banor jeton në lagjen e Vorës dhe pasi është vizituar në këtë qendërmë pas ka nevojë për të marrë ndihmë mjekësore në poliklinikat e specialiteteve, në këtë rast ai duhet të shkojë pikërisht në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2, sepse pikërisht këtë poliklinikë ka përcaktuar ISKSH-ja për zonën e Vorës. Këtë rregull duhet të ndjekin edhe 32 zonat e tjera të cilat duhet t’i referohen sipas hartës 3 poliklinkave të specialiteteve. “Sigurisht që një organizim i tillë është shumë pozitiv jo vetëm për mbarëvajtjen e punës së poliklinikave, por edhe pacientët nëse ndjekin këtë sistem referimi nuk kanë pse paguajnë faturat në mësën 100 për qind pasi shërbimi rimburshte vetëm nëse zbatohet sistemi i referimit”,- pohon Përparim Laziraj.

Udhëzimi

Insituti i Sigurimve Shëndetësore ka shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore udhëzimin me lëndë “Mbi sistemin e referimit të shërbimit të specializuar në shërbimin parësor në Tiranë”. Ky udhëzim duhet të ndiqet nga të gjithë dhe sipas ndarjeve që janë bërë në tabelen e udhëzimit. “Për të patur nja koordinim më të mirë dhe më të saktë ndërmjet qendrave shëndetësore të Drejtorive Rajonale, Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë dhe qendrave shëndetësore të Specialiteteve 1,2 dhe 3në lidhje me sistemin e referimit për shërbimin e specializuara, Drejtoria e Mjekut pranë ISKSH-së po dërgon ndarjen territoriale që qendrat shëndetësore të specialiteteve mbulojnë në shërbimin e tyre”, bëhet e ditur në udhëzimin e ISKSH-së, duke shtuar se zona e mbulimit që çdo Qendër Shëndetësore e Specialiteteve, duke u respektuar, merr një rëndësi të veçantë.

QSUT, ja rregullat që duhet të ndjekë pacienti për t'u shtruar në spital

Rregulla të përpikta që nuk duhet t'i anashkalojë askush, nëse do të sigurojë një shtrat në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Kështu, drejtoria e këtij spitali ka afishuar edhe rregullat që duhet të ndiqen për pacientët që do të shtrohen në pavionet e spitalit. Kështu, në urdhëresë citohet se të gjithë kategoritë e pacientëve që planifikohen për hospitalizim, të jenë të kompletuar me analiza dhe ekzaminime përkatëse. Ndërsa hapi tjetër është që, në momentin e hapjes se kartelës, pacienti duhet të paraqesë mandat arkëtimi, që ka kryer pagesën për konsultën që i është bërë para shtimit të pacientit në spital. "Çdo kartelë duhet të pajiset me mandat arkëtimi përkatës ose me vërtetimin pagesë, në rastet kur pacienti paraqet librezën shëndetësore, rekomandimin e mjekut të familjes dhe mjekut specialist përkatës",- bëhet e ditur në urdhëresën e QSUT-së. Ndërkohë, shumë nga pacientët ankohen se u duhet të sorollaten së tepërmi për t'u shtruar në spital dhe se këto rregulla janë burokraci të tepërta, të cilat jo vetëm që nuk ndihmojnë pacientët, por i mundojnë ata së tepërmi. Ndërkohë disa mjekë paraqesin shqetësimin se, në shërbime të veçanta ndodh që të mos ketë shtretër, duke detyruar pacientët që të shtyjnë shtrimet e planifikuara, ç'ka shpesh ndikon negativisht për shëndetin e tyre.

Q. SH Specialiteve nr.1

Q.SH nr 1

Q.SH nr 2

Q.SH nr 10

Q.SH Studenti

Q.SH Bërzhit

Q.SH. Baldushk

Q. SH SHkozë

Q.SH Kërrabë

Q.SH Farkë

Q.SH Petrelë

Q.SH Dajt

Q.SH Sauk

Qendra e Specialiteteve nr 2

Q.SH nr 6

Q.SH nr 8

QSH nr 9

QSH Ndroq

Q.SH Vaqarr

Q.SH Pezë

Q.SH Kashar

Q.SH Prezë

Q.SH Vorë

Q.SH Bathore

Qendra e Specialiteteve nr 3

Q.SH nr 3

Q.SH nr 4

Q.SH nr 5

Q.SH nr 7

Q.SH nr Zall Herr

Q.SH Bërxullë

Q.SHPaskuqan

Q.SH Shën-Gjergj

Q.SH Kodër-Kamëz

Q.SH Zall Bastar

Q.SH Kamëz

Q.SH Bregu i Lumit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›