E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka: Berisha të heqë dorë nga aventurizmi politik

GRAMSH- Demokristianët i kërkojnë kryeministrit Sali Berisha që të heqë dorë nga aventurizmi politik me zgjedhjet, pasi ai është personi përgjegjës për standardet e zgjedhjeve. Duke kundershtuar përbërjen e re të KQZ- së prej 7 anëtarësh, kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, gjatë një takimi të zhvilluar në Gramsh, ka deklaruar PDK do të marrë gjithë përgjegjësinë politike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Askush nuk mund t’ia mohojë PDK-së të drejtën e saj kushtetuese për të garantuar votat e votuesve demokristianë në të gjithë Shqipërinë dhe në të gjitha nivelet”,- u shprehNdoka. Ai tha se PDK ka propozuar amendamentet përkatëse lidhur me formulën e KQZ-së, por edhe komisioneve të tjera zgjedhore.“Ne do të përdorim çdo mjet demokratik për të mos lejuar miratimin e një Kodi Zgjedhor që deformon zgjedhjet dhe u krijon mundësi dy partive të mëdha për të eleminuar rivalet politikë dhe për të bllokuar ndryshimin që sot qytetarët shqiptarë e kërkojnë më shumë se kurrë. Koha e sulltanëve politikë ka marrë fund njëherë ë pergjithmonë. Vetitë primitive të Berishës në drejtimin e shtetit nuk mund t’i pranojmë si veti të shqiptarëve”,- tha Ndoka. Megjithatë, kryetari i PDK-së ndryshe nga sa kishte firmosur në një letër dërguar pak kohë më parë, Presidentit të Republikës, Bamir Topi nuk ka përmendur format më të cilët do të realizohet kjo kërkesë. Një ndër format e probaganduara ishte edhe greva e urisë për të cilën pak u trumbetua më pas nga deputetët që kundërshtojnë formulën e re të KQZ-së dhe komisioneve zgjedhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›