E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hartohet plani për zhvillimin e turizmit

 

ELBASAN - Këshilli i Qarkut të Elbasanit harton planin e zhvillimit të turizmit të qarkut. Kreu i këtij këshilli, Ardian Turku, theksoi se ky plan i paraprin edhe projekteve të investimit në zona të ndryshme që mund të përbëjnë destinacione të suksesshme turistike. "Hartimi i planit të zhvillimit turistik ka kaluar në shumë faza dhe me një punë mjaft të gjerë dhe voluminoze të Këshillit të Qarkut, i cili arriti të sigurojë mbështetjen e SNV-së, një agjenci e suksesshme në mbështetje të projekteve të tilla", pohoi dje për ATSH-në, Turku. Sipas tij, "hartimi i këtij plani nuk i heq mundësinë edhe të drejtën të gjitha institucioneve të tjera të qeverisjes vendore për të hartuar planet e tyre zonalë të zhvillimit të turizmit". Për të zhvilluar sa më shumë turizmin, për të thithur sa më shumë turistë jo vetëm nga vendi, por edhe të huaj, në qershor të vitit 2008 u ndërmor nisma për hartimin e një plani për zhvillimin e turizmit. Në hartimin e këtij plani u angazhuan edhe shoqata të ndryshme, universiteti "Aleksandër Xhuvani" si dhe bizneset që kanë investuar dhe kanë ngritur potenciale turistike në rajonin e Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›