E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nafta D2, PS mbron ndotjen nga helmi”

 

Partia Demokratike ka reaguar dje pas akuzave të PS për vendimin e qeverisë për naftën D2. në një deklaratë për shtyp selia blu thekson se "Sërish Partia Socialiste mbron ndotjen dhe helmimin e mjedisit. Duke kërkuar të mbahet në treg nafta D2, e cila përmban nga 300 deri në 2 mijë miligram squfur për litër, Partia Socialiste kërkon që në ajrin e qyteteve dhe akseve rrugore të vendit të shpërndahen së paku 15 mijë ton squfur, përveç gazrave të tjera të dëmshme". Sipas saj në Shqipëri janë konsumuar çdo vit rreth 320 mijë ton D2 nga të cilat 80 mijë kanë qenë prodhim vendi dhe 240 mijë importohej nga jashtë. "Për të mbrojtur shëndetin e qytetit dhe pastërtinë e mjedisit qeveria ka vendosur të ndalojë importin e D2 pra rreth 240 mijë ton D2 që importohej në vit dhe të lejojë vetëm gjer në 31 dhjetor të vitit 2009 prodhimin vendas në naftës D2 që ishte dhe  1/ 4 e sasisë së përgjithshme që konsumohej në vit", thuhet më tej në deklaratën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›