E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj në Uashington në inaugurimin e Obamës

 

Drejtuesi i Lëvizjes G99, Erion Veliaj do të marrë pjesë në ceremonitë e Inaugurimit të Barak Obamës si Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Veliaj, i njohur si mbështetës i Obamës, gjatë dhe pas fushatës elektorale, si dhe redaktor politik i versionit në shqip të librit të tij "Guximi për të shpresuar", do të udhëtojë drejt Uashingtonit, ku më 20 janar Obama do të bëjë betimin si Presidenti i ri i SHBA. Erion Veliaj, i cili ka qenë i pranishëm dhe në Konventën e demokratëve në Denver, si dhe aktivistë të tjerë të Lëvizjes G99, do t'i dhurojnë Presidentit Barack Obama librin e tij në shqip "Guximi për të shpresuar". Deri në momentin solemn të betimit të Presidentit, pritet të zhvillohen një sërë ceremonish festive në kryeqytetin e SHBA. Parashikimet paraprake bëjnë të ditur se të paktën 2.5 milionë njerëz pritet të jenë të pranishëm gjatë momentit kur Presidenti i ri i SHBA-së do të bëjë betimin e tij për të marrë mandatin zyrtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›