E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vendimi për D2 rrezikon integrimin”

 

Sekretari i Çështjeve Elektorale në PS, Kastriot Islami i kërkon qeverisë të gjejë një zgjedhje që do të kënaqë të gjithë palët për çështjen e përdorimit të naftës D2 edhe për një vit në tregun shqiptar. Islami i kujton qeverisë se "kërkohet një zgjidhje që respekton parimet e OBT dhe nuk dëmton ecurinë e ratifikimit të MSA". "PSSH vlerëson se kjo masë e qeverisë prek rëndë ecurinë e një prej proceseve madhore, ku të gjithë shqiptarët janë të investuar dhe të interesuar, për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Konkretisht, regjimi juridik i vendosur nga vendimet e fundit të KM, krijon një diferencim të qartë ndërmjet produktit vendas dhe atij me origjinë importi, në standard të dyfishtë. Ky diferencim bie në kundërshtim me regjimin tregtar të sanksionuar nga OBT-GATT dhe MSA", tha Islami. Sipas tij, PS nuk kërkon t'i japë dimension politik kësaj çështjeje, por kërkon gjetjen e një zgjidhjeje që nuk dëmton as industrinë e naftës, por as edhe importuesit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›