E Diel, 1 Nëntor 2026

Harxhi: Skënderbeu të përfshihet në protokoll si “Varrezat e Dëshmorëve”

 

Zv.ministrja e Jashtme, Edit Harxhi hedh idenë që monumenti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qendër të Tiranës të përfshihet në protokollet shtetërore të vizitave të së huajve siç është tani monumenti “Nënë Shqipëri”. Në një intervistë për televizionin “Ora Neës”, Harxhi theksoi se: “Ndoshta ata nuk e konsiderojnë shumë të rëndësishëm sa e konsiderojmë ne. Ne atë çfarë kemi për nderim sot e kësaj dite, të huajt i çojmë ende te “Nëna Shqipëri””. Por sipas zv.ministres së Jashtme në të ardhmen mund të iniciohet nisma që në monumentin e Skënderbeut të vendosin kurora me lule personalitetet e huaja që vizitojnë Shqipërinë, siç ndodh sot në “Varrezat e Dëshmorëve”. “Skënderbeu është heroi ynë kombëtar. Por ne vazhdojmë sot e kësaj dite, si duket është edhe remitancë e të kaluarës, ne e kemi pasur praktikë protokollare që t’i çojmë në varrezat e dëshmorëve në të cilën nuk ndodhet Skënderbeu. Ne mund ta fillojmë si traditë dhe unë do të isha që ne ta nisim si traditë dhe jam e sigurtë që të gjitha shtetet do ta respektonin si traditë. Sepse ashtu siç turqit mund të gjejnë ndonjë element jo të pëlqyeshëm për historinë e tyre në figurën e heroit tonë kombëtar, ashtu mund të gjenim edhe ne në historinë apo heronjtë kombëtarë të vendeve të tjera”, theksoi Harxhi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›