E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: 10 të arrestuar për krime të ndryshme

TIRANË- Vetëm këtë fundjavë, nën akuzën e “trafikut të narkotikëve, tentativës së vrasjes, vjedhjes apo armëmbajtjes pa leje”, në prangat e Policisë së Tiranës u vunë 10 shtetas. Burimet zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur të hënën se, blutë e kryeqyteti arrestuan 19- vjeçarin Florenc Jashari, i shpallur në kërkim dhe i dënuar në dhjetor 2009 për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Nën këtë akuzë, në prangat e Policisë u vu edhe 18-vjeçari Xhejms Xhezaj nga Tirana.

I shpallur në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë”në pranga u vu dje edhe 21-vjeçari, Xhevat Gashi nga Tirana, ndërsa nën akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimi", duke vënë në rrezik jetën e një shtetasi, Policia arrestoi mbasdien e së dielës dhe 47 vjeçarin Luan Thaçi nga Rrogozhina.

Nën akuzën e “vjedhjes” në pranga ra dje dhe 25 vjeçari Valter Manoli nga Kucova, ndërsa në kushtet e flagrancës edhe Hasan Kaca dhe Elez Manreku, banorë të Tiranë, 18 dhe 19 vjeç.

Për "armëmbajtje pa leje" në prangat e Policisë së Tiranës u vunë të dielën edhe Redi Dizdari dhe Zhuljan Duka, 31 dhe 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e një lokali, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materjale një automatik “Kallashnikov”me 30 fishekë, ndërsa shtetasit Zhuljan Duka, iu gjet një armë zjarri pistoletë “TT” me 5 fishekë. Për armëmbajtje pa leje, blutë e Tiranës arrestuan gjithashtu dhe 19-vjeçarin Mikel Hysenaj nga Tirana. Ndaj këtyre shtetasve u morr masa e arrestit materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›