E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has, kapet makina e vjedhur e KEK-ut

Policia e Hasit ka bllokuar dje një automjet tip "Fuoristrada", të cilën persona ende të paidentifikuar e kishin vjedhur në Kosovë. Autovetura po sillej nga Kosova drejt Shqipërisë, përmes një kalimi ilegal në Dobrunë të Hasit, ku policia e kufirit, duke dyshuar për të, ka sinjalizuar policinë e rendit, e cila është gjendur menjëherë në fshat, por pa mundur të kapë ata që udhëtonin në të. Më pas, policia ka marrë mjetin dhe e ka dërguar në Krumë, ku pas telefonatave në Kosovë ka vërtetuar se ishte një makinë e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës. Ky është rasti i parë për këtë vit, kur makinat e vjedhura kalojnë nga Hasi, ndërsa në Tropojë janë kapur sivjet katër automjete luksoze.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›