Berluskoni: Trajneri do të qëndrojë
"Ançeloti është pjesë e familjes së Milanit dhe mendoj se ai do të vazhdojë të jetë trajneri ynë edhe në vitet në vazhdim". Kjo është deklarata e presidentit të klubit kuqezi, Silvio Berluskoni. Më tej ai tha: "Yje të tjerë? Një skuadër e madhe duhet t‘i ketë. Kemi pasur dëmtimin e Ronaldos dhe skuadra ishte ndërtuar për të luajtur me një sulmues të tillë, Paton që lëvizte nga mbrapa shpinës së tij dhe Kaka që fillonte manovrat. Mendoj se duhet të përforcohemi, por po punojmë edhe me të rinjtë".