E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lumë" ofertash për Piter Krauç

Admiruesit e sulmuesit shtatlartë të Liverpulit, Piter Krauç, sa vijnë edhe shtohen. Sipas mediave britanike, për gjigandin e "Reds" në garë janë futur katër klube të Premiershipit. Mançester Siti, Portsmuth, Njukasëll dhe Aston Vila do të luftojnë deri në fund për të siguruar shërbimet e lojtarit të kombëtares angleze. Ndërkohë, trajneri Benitez ka shprehur besim se Krauç nuk do të largohet: "Piter është një profesionist, e për këtë arsye i ofruam rinovimin. Besoj se do të qëndrojë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›