Vdes në liqen nëna e dy fëmijëve
Ujërat e liqenit të fshatit Kopaçez, në Komunën e Vergoit, në Rrethin e Delvinës, kanë nxjerrë në breg trupin e pajetë të një gruaje. Ajo është gjetur paraditen e djeshme nga bashkëfshatarët dhe familjarët, të cilët e kërkonin prej 24 orësh. Burimet nga Komisariati i Policisë së Delvinës konfirmojnë se ekspertiza mjekoligjore, në mungesë të shenjave të dhunës në trup, ka arritur në përfundimin se gruaja 47 vjeçe, nga fshati Kopaçezë është vetëmbytur, ndërkohë që mjekët thanë se Jako Baho vuante prej kohësh nga depresioni. Sëmundjen psikike të së ndjerës e kanë konfirmuar për policinë edhe familjarë të saj. Jako Baho ishte nënë e dy fëmijëve dhe jetonte në kushte të vështira ekonomike.