Has, një ditë në fshatrat e izoluar nga dimri
Këto dy-tri ditë me zbutjen e motit paksa, rruga e makinës mund të të çojë nga Kukësi deri në qendrën e Komunës Gjinaj të rrethit të Hasit, një komunë me katër-pesë fshatra e vendosur në shpatin jugor të krahinës, mu përballë Kukësit. Madje, vetëm Drini i Bardhë e ndan nga Kukësi dhe për këtë shkak të gjitha lidhjet ekonomike dhe të tjera i ka bërë vazhdimisht me këtë qytet që është vetëm disa km larg, ndërsa qendra administrative e rrethit të Hasit ndodhet plot 45 km nga fshtarat e kësaj komune, çka përbën një mundim për banorët sa herë që u duhet të udhëtojnë për një certifikatë apo dokument tjetër. Nga Gjinaj mund të ecet me këmbë në fshatrat ekstreme të zonës që shtrihen deri në kufirin me Kosovën, siç është fshati Pogaj 20 km larg qendrës së komunës, apo Domaj 9 km e kështu me radhë.
10 km nga Kukësi në Gjinaj i bëjmë me furgonin e Avni Kastratit nga Pusi i Thatë, një fshat që ndodhet rreh 1500 m mbi nivelin e detit dhe ku udhëtojnë një numër banorësh. Në qendrën e fshatit Gjinaj gjendet një lokal i hapur, ku siç tregon pronari i tij, shumë rrallë shkel ndonjë kalimtar, por sidoqoftë u gjendet fshatarëve, në atë lokal pra, gjejmë një grup të rinjsh që "plakin" kohën, dhe pak më vonë një një grup gjahtarësh që kthehen nga bjeshka. Përmes tyre do të njohim pak nga pak jetën e gjuetarit, romantikën dhe të papriturat, një personazh shumë interesant që zbut ujkun, do të njohim problematikën e këtyre banorëve në këtë dimër të ashpër, si dhe do të takojmë dy vajza të vogla jetime në një lagje ekstreme të fshatit, të cilat rrezikohen nga skamja e paimagjinueshme, skamje e cila nuk mund të gjendet as edhe në Afrikë apo diku tjetër.
Në kafen e vetme që ndodhet atypari, të paktën që është e hapur, njerëzit marrin informacion si në një agjenci. Për dy javë as kishte luajtur makinë atyre zonave dhe as ishte kujdesur kush për të pastruar dëborën. Disa njerëz zbresin nga furgoni dhe pinë një kafe, lënë aty të rejat më të fundit nga pazari i Kukësit dhe mësojnë ato më të rejat që kanë lënë të tjerët. Në atë zonë televizionet kombëtare shikohen me vështirësi apo fare, sepse nuk mbërrin sinjali, për shtyp as bëhet fjalë, ndërsa ata që kanë paketa satelitore (raste tepër të rralla për një fshat të varfër si ky) mund të shohin çfarë të dëshirojnë, por sidoqoftë, këta fshatarë, edhe pse në pamje të parë duken individualistë, janë shumë komunitarë kur vjen puna për të komunikuar dhe për të mësuar të rejat, për të qëndruar (shtyrë kohën) së bashku gjithashtu. Aty te kafja mësojmë diçka për fshatrat e vegjël: Pusi i Thatë e që përbëhet prej më pak se 20 shtëpi, Domaj me mbi 30 shtëpi dhe Pogaj me 3 apo 4 shtëpi etj. Dy të parët ndodhen bukur lart në majë të malit dhe trashësia e dëborës është më e madhe, por që tashmë, me zbutjen e temperaturave dëbora po shkrin dhe fshatrat po dalin nga izolimi, ashtu si vetë fshati Gjinaj, që është edhe qendër komune. Agimi, një burrë 50 vjeç tregon se prej më shumë se dy javësh kishin qëndruar të izoluar nga dëbora dhe se një dimër i tillë i mban banorët si në shtetrrethim. "A mundesh të qëndrosh dy javë mbyllë, unë për vete nuk munda, kam dalë para 4-5 ditëve, jo dilet, jo nuk dilet, thashë do ta provoj dhe mora çiften dhe zbrita në qytet, të presësh kur shteti të hapë rrugën është më mirë me pritë pranverën", tregon Agimi. Lidhur me çiften, një armë gjahu, ai i përgjigjet se andejpari kishte shumë ujq, dhe nuk i dihet, "asnjëherë nuk i dihet, këto ditë ka pasë dhjetëra ujq në kope dhe kanë bërë shumë dëmtime, ata rrezikojnë edhe njeriun", thotë Agimi. "Ka shkrujt gazeta për disa ujq që i kanë vra në Kukës, ato kanë ra direkt nga Pusi i Thatë dhe kanë kaluar nga ura", tha një fshatar që ndodhej në kafe duke iu referuar pikërisht gazetës "Shqip". Dikush i tregoi që isha i "Shqip"-it dhe ai m‘u drejtua duke thënë, "për ujqit të tregon Nazifi, qe ai po vjen nga gjahu bashkë me dy të tjerë, ai po, ai ka zbutur ujkun...". tha dhe pasi piu kafen u nis së bashku me nja 10 persona të tjerë për Pus. "Do ta ngjisim edhe furgonin derisa të mundim", tha Avniu, shoferi, duke shtuar me shaka se ata, dhe tregoi me gisht grupin e pasagjerëve, nuk rrinë dot mshelë (mbyllur), "kështu që edhe mua më kanë dhënë punë", tha dhe doli, ndezi sërish furgonin dhe u nisën.
Në Domaj
Fshatarët, organizim milingonash
për t‘i mbijetuar izolimit
Gjatë rrugës për t‘u futur në luginën e rrethuar nga malet madhështore ku "strukej" në dëborë fshati Domaj, një bukuri e bardhë, ku çdo lëvizje bie në sy, takuam një 60-vjeçar të ngarkuar me dushk për dhitë, të cilit i printe një qen si ata të racës së Sharrit, sa një luan, ndërsa pas burrit me dushk, rreth 40 metra më mbrapa tij, vinin rresht nja 15 gra të ngarkuara edhe ato me dushk, si dhe dy të rinj në fund të vargut, të cilët mbanin në krahë çifte gjahu e pas tyre një tufë qensh. Ishte një organizim i fshatit për të mbartur ushqimin për bagëtitë nga lartësitë e malit, ku dëbora dhe terreni përbënin një rrezik. Burri, icili duhet përbënte pararojën, sapo na pa uli në dëborë barrën e dushkut dhe u kujdes të pajtonte qenin që ishte gati të na shqyente. Fshatari tha se quhej Izet dhe se prej gati tri javësh ishim të parët që shkelnim aty. "Mos u habitni, këtu vetëm të organizuar mund të dalësh në mal, nuk bën ndryshe, as dëbora e madhe nuk çahet dhe as mundesh me shpëtue prej ujkut, sivjet janë shumëzue shumë", tha mendueshëm. Me fjalë të tjera, ju qenkeni qeveri në vete, i thashë. "Po, ne edhe dritat i kemi më vete sepse edhe dimri ynë zgjat ma shumë se zgjat dëbora, prandaj jemi mësuar të organizohemi", tha dhe pasi vargu i njerëzve të ngarkuar humbi në fshatin e vogël, na ftoi te shtëpia ku rrinin burrat, tek Istrefi, kryeplaku. Ky qëndronte në krye të çdo organizimi, për sa kohë do të zgjaste izolimi të gjithë burrat kalonin kohën sa në një shtëpi në tjetrën ku në secilën pritej nga një bagëti dhe ushqeheshin që të gjithë. Për çdo punë ka njerëz të caktuar, njësoj si në organizimet e ushtrive të milingonave.
Oda e burrave
Dhoma kishte të paktën nja 20 burra, të cilët sa herë që hynte dikush për herë të parë çoheshin në këmbë dhe shtyheshin nga dera duke i lënë ardhësit kreun e vendit, ndërsa verejta që dikush u kujdes të mos humnin shënimet e pikëve të dominove të shënuar në një paketë cigaresh vinston. Ishim mësuar që vetëm nëpër dasma të shihnim oda të tilla. "Ne na bashkon izolimi, na bën më të fortë, foli një burrë, jemi të gjithë kushërinj mes nesh dhe shkojmë mirë, jemi si një familje". Një burrë tjetër tregoi historinë e formimit të fshatit, i cili zinte fill aty nga shekulli XVIII, të ardhur nga Domajt e Ujmishtit të Kukësit. Në shekullin XX kishte qenë fshati më i persekutuar i gjithë krahinës, sepse prej këtij fshati ishin pushkatuar nga komunizmi një numër banorësh për shkak të lidhjeve me nacionalistët, gati çdo familje kishte pjesën e vet të persekutimit, ndërsa burrat që sot ishin në prag të varrit kishin bërë nga 30 vite burg politik. "Edhe në kohën e komunizmit kemi qenë të organizuar, prandaj jemi persekutuar si fshat, kemi bërë qindra e qindra vite burg politik, por ishalla këta të rinjtë nuk shohin djegie...", tha një burrë i moshuar.
Kryeplaku tregon se gjatë ditëve të izolimit secili kryefamiljar ka pasur një detyrë specifike në raste emergjente. "Shaipi ka për detyrë me mbikëqyrë mullirin, se ne kemi ujë të bollshëm ku kemi ndërtuar hidrocentral qysh në vitet 50, por nga i njëjti kemi ndërtuar edhe mullirin. Tjetri ka për detyrë me shikue rrjetin elektrik, tjetri do të kujdeset nëse kanë ushqim të gjitha bagëtitë në fshat, sepse po nuk pati ne jemi të detyruar të ndihmojmë e kështu, jemi mundue mos me lanë probleme e me vujt njerëzit. Gjatë verës secili sheh punën e vet dhe ndoshta shkon dy-tri ditë që nuk shihemi, por në dimër jemi të gjithë bashkë...". Kështu tregonte plaku i fshatit, ndërsa një i ri që mbikëqyrte siç duket anën shëndetësore të fshatit erdhi e seç i pëshpëriti në vesh. Plaku na kërkoi ndjesë duke u vënë gishtin dy-tre burrave aty dhe doli.
Emergjenca
Në fshat kishte pasur një emergjencë, një grua e re po lindte dhe plaku i fshatit kishte ngritur në këmbë skuadrën e kafsharëve, kështu quheshin ata që punonin me kuaj. Me tre kuaj të fortë kishte vendosur të çante dëborën drejt Kukësit, si qendra më e afërt, rreth 25 km, edhe pse tashmë kishte rënë nata. Por në fshat nuk ka munguar asnjëherë infermierja, Lazimja, 40 vjeçe, me përvojë edhe në pritjen e lindjeve. Për çdo të papritur, pra një keqësim i shëndetit të gruas, grupi i pesë djemve me kuaj qëndronte gati për t‘u nisur për në Kukës. Por infermierja, si dhe vjehrra e nuses lehonë, Meremja 80 vjeçe, e kanë kryer shumë mirë punën e gjinekologut, kanë pritur lindjen e vajzës së parë në fshat për vitin 2009, të cilën e kanë pagëzuar Sibora. "Të thashë, ne jemi qeveri në vete", tha Izeti, të njëjtën shprehje që kishte thënë disa orë më parë. Dhe pas nja një ore kërkuam me sy plakun, nuk po e shihnim dhe pyetëm për të, për atë që organizonte gjithçka. Për çudinë tonë, dikush na tha se ai "është pak pa qejf", dhe në vrapuam për ta parë. Ishte shtirë në një divan në shtëpinë e tij ndërsa grupi i djemve me kuaj priste vetëm një shenjë që ta bartnin drejt Kukësit nëpër dëborë. Sapo na pa u ngrit, e sikur të mos kishte ndodhur asgjë tha: "Zoti nuk i fut mendët me ne që të na dërgojë sëmundje të vështira, se derisa të shkojmë ne në spitalin e Kukësit i sëmuri mund të vdesë gjatë rrugës, por sidoqoftë hyzmetin ia bëjmë", tha ai. Kishte pasur luhatje të tensionit.
Vuajtjet për ujë, në dimër dhe verë
Në lagjen "Selaj" një bidon uji në dëborë të kujton fëmijët e mitur që janë munduar ta bartin që nga kroi. Dhe me të vërtetë amvisa e një prej shtëpive del me një karrocë dore dhe e merr bidonin. "E kanë mbushur fëmijët, por janë të vegjël dhe nuk kanë mundur ta bartin", thotë gruaja duke shtuar se nuk ishte kënaqur kurrë me ujin e pijshëm. "Kemi vuajtur gjatë gjithë jetës për ujë, tani që është dimër, ka ujë te burimi dhe duhet të kënaqemi, pasi në verë ai shteron dhe ne mbushim në liqen 5 km larg...". Ndërsa për pyetjen se si kanë jetuar të mbyllur prej dëborës këto ditë ajo tha: "Shyqyr që po zbutet moti se mbetën burrat në shtëpi, a durohen ato gjithë ditën brenda, le të dalin se na e mbaruan edhe mishin e thatë, duke qëndruar në shtëpi gjithë ditën", tha gruaja fshatare me shaka. Mirëpo, shpejt u vrenjt dhe shtoi: "Je gazetar? A të bërtasin me shkrue të vërtetën? (i thashë, jo) atëherë thuaj se ne kemi mbarue, kot jetojmë këtu, le që shumica po shpërngulen, ku nuk ka ujë nuk ka jetë, a po e sheh, vetëm për me pi po mbushim ujë, për të larë shkrijmë dëborën, kështu bëjnë shumica e familjeve këtu. Këtu kanë ndërtue komunën, por s‘ka ujë, kanë ndërtue shkollën e re, por s‘ka ujë, e pse s‘ka ujë? Sepse s‘ka shtet...". Po, mirë ndoshta edhe në fshatra të tjerë s‘ka shtet, por nuk janë shpërngulur kështu si këtu, siç po thua, këmbëngula. Gruaja ofshani thellë e tha: "Të thashë, këtu po mbeten djemtë pa u martuar, sepse nuk guxojnë familjet të japin vajzën në një fshat ku vdes për ujë të pijshëm...". Ajo na bëri një panoramë të mjerimit, i cili në atë fshat njihte ekstreme të padëgjuara, siç do të shohim më tej, dhe na priu në shtëpi.
Emigrimi ka lënë vetëm pleqtë në fshatra
Selman Brahimi, 83 vjeç, i cili mbahet ende i fortë, tregon se jeta e tij ka shkuar dëm. "Po, po jeta ime, e them edhe e një pjese të mirë të brezit tim, ka shkuar dëm, sa kemi pasur malin nuk kemi jetuar edhe në aq mjerim, por për 50 vite shteti na e dëmtoi malin për dru zjarri dhe tashti edhe bagëtitë nuk kemi ku t‘i kullotim, nuk jemi ngopur me bukë goje dhe me ujë, edhe sot, qe, a po e sheh, kush po mendon për ne?", thotë plaku ndërsa tregon se megjithatë plaga e tij, dhe pengu i tij janë të rinjtë. "Këta të rinjtë e sotëm nuk po punojnë arat e veta, nuk po ruajnë bagëtitë e veta me përparue pak, por po shkojnë në Greqi duke ruajtur dhitë e grekut. Kjo asht shumë e rëndë, a ka shtet që të mendojë për këta njerëz, a asht turp në shekullin XXI të mos kemi nji gotë ujë, nuk po lypi koka-kola, por ujë... ndoshta për këtë arsye po ikin të rinjtë". I vetmi burim të ardhurash ishte një ndihmë ekonomike aspak serioze e shtetit prej rreth 3500 lekësh në muaj. Të rinjtë thonë se nuk ka punë, kështu shprehet edhe Armiri 22 vjeç, i cili ka bërë rrugën e Greqisë të paktën katër herë. "Këtu s‘ka punë për ne, unë nuk jam aspak i kënaqur që kam lindë këtu", thotë me dëshpërim djaloshi, por plaku qëndron prapë në të tijën: "Shko, shko e ruaj dhitë e botës, shko, e dhitë e tua po e i len mshelë". Plaku shton me dëshpërim se rinia po ikën, fshati po braktiset. "Gjatë gjithë dy javëve kur kemi mbetë të izoluar nga dëbora, krejt burrat jena mbledhë dhe kemi luajt, por edhe kemi diskutuar se si i bëhet me e kthye rininë për së mbari, të mos ikin prej këtu, por u asht mbushë mendja, le të ikin këtu kemi mbetë vetëm pleq", tha Selmani.
Mjerimi alarmant
Jeta në skamje ekstreme e dy vajzave
të vogla me babanë e plakur para kohe
Kimetja dhe Hanifeja shkojnë në shkollë, por kjo nuk u jep shpresë
Një burrë më drejton te një shtëpi në fund të fshatit Gjinaj, nja tre kilometra larg nga çezma e ujit, sepse distancat aty maten vetëm kështu, "banoj kaq km larg ujit", apo "kaq km larg rrugës", po kështu për shkollën dhe me radhë. Nuk flitej sa larg e kishin komunën, atë as e njihnin. "Komuna na jep një ndihmë të vogël, por për ne nuk bën asgjë, do të bënte më mirë të mos na e jepte fare, ne e dimë që duhet të ikim prej këtu", thotë një banor në lagjen "Dinaj". Duke iu përgjigj interesimit tim, ai sheh me hetim dhe thotë: "A don me shkrujt për ne? Hajde të çoj unë në "Somali", hajde pas meje!", tha burri dhe e ndoqa. Në një banesë dykatëshe, e cila në pamje të parë duket e braktisur, jetojnë dy vajza të vogla. "Shko, shko, vetë, unë nuk vij", tha fshatari dhe qëndroi te muri i avllisë. Përtej dritares së bllokuar me lecka nga të ftohtit ka një zjarr dhe aty ndodhen dy vajza si engjëj, tepër të rrezikuara nga skamja dhe dimri. Ato prej shtatë vitesh jetonin pa nënën që i kishte lindur, ajo ishte larguar dhe ndarë nga burri e nuk ishte kthyer më. Babai i vajzave, një burrë rreth të 60-tave mezi qëndronte në këmbë. I thirra në emër dhe që të tre u shfaqën te dera. Babai i vajzave quhet Jakup Dina, ndërsa zonja e shtëpisë, që është vajza e madhe, quhet Kimete dhe është vetëm 11 vjeçe. Vajza e vogël është 9 vjeçe dhe quhet Hanife, dhe mban një tollumbace në dorë. Pasi u prezantova dhe u futëm brenda u thashë që të më çonin në dhomat ku ata rrinin dhe flinin. "Këtu, këtu rrimë dhe flemë thanë pothuajse në një zë", dhe kuptova shkakun pse shoqëruesi im nuk hyri brenda. Askush nuk do t‘i rezistonte skandalizimit, ata njerëz nuk kanë asgjë për të jetuar. Nuk kanë as enë kuzhine, as tesha shtrati, as veshmbathje, as një stol ku të ulen, dritaret janë pa xhama dhe janë zënë me lecka. Në një prej ndarjeve ka një skelet divani me disa kartonë sipër, në ndarjen tjetër ka një stufë të ndezur (drutë të paktën atypari nuk mungojnë). Ka një llampë elektrike që ndriçon shumë dobët në cep të murit, një shtrat skandaloz ku rrinë të tre banorët, dy vajzat e mitura dhe një baba në mjerim të plotë. As fantazia më e shfrenuar nuk mund të imagjinojë një gjendje të tillë. Drita e vetme e jetës aty ishte dashuria mes vajzave dhe babait. "Nëna na ka lënë dhe nuk kemi njeri tjetër në botë përveç babait", thotë Kimetja. Në atë "shpellë" ka dhe një dritëz tjetër, një element shumë prekës, të dyja vajzat vazhdojnë shkollën, e madhja në klasën e tretë (thotë së ka hy me vonesë në shkollë), ndërsa tjetra në klasën e dytë dhe shkojnë mjaft mirë me mësime. "Ne na pëlqen shkolla, por nuk mendojmë se do të bëhemi ndonjë gjë, edhe sikur të ndodhë të më dalë bursa unë nuk e lë babin vetëm", thotë Kimetja dhe shtoi se ajo nuk mbante mend ndonjë ditë të lumtur, edhe nënën e kishte harruar pothuajse dhe mendonte se e gjithë jeta do të shkonte ashtu. Dy vajzat e vogla ndanin mes tyre punët e shtëpisë, Kimetja lante "enët" (një legen plastik ku bënin përzierjen e miellit për bukë, një tepsi dhe një lugë), mbushte tepsinë me brumë dhe e piqte. E vogla fshinte dyshemenë prej dheu dhe kaq ishin krejt punët e ngrehinës fantazmë ku jetonin këto dy engjëllushe. Mirëpo ndryshe nga marrëveshja që kishin në shtëpi, që ajo të mbulonte punët e brendshme dhe babai punët e jashtme, Kimetja thotë se e ndihmon të atin edhe për të shkurtuar dru zjarri dhe për t‘i mbajtur gjithashtu. Ndërsa një punë fort të lodhshme edhe për një burrë të fortë të dy vajzat e bëjnë së bashku, mbushin ujë me bidon në një largësi plot tre kilometra. Gjatë rrugës për në lagjen "Dinaj" takova dy fëmijë që mbushnin ujë me bidonë në këtë distancë, por që i mbanin me kafshë pune, kjo e Kimetes 11 vjeçe dhe e Hanifes 9 vjeçe është një stërmundim i paparë. Në këndin e ndarjes së dytë qëndronte një si tryezë ku vajzat kishin fletoret e shkollës. Ëndrra e Kimetes, sikur ajo të kishte shkopin magjik, ishte që babai të merrte një nuse dhe ajo të kishte një vëlla. Ato ndihen pa mbrojtje edhe në kuptimin perspektiv, babai po plaket me shpejtësi dhe dy mituraket në prag të adoleshencës do të bien pre e fatalitetit mizor. E pyeta nëse e kujtonte nënën e vet, e cila asnjëherë nuk i kishte takuar pas largimit. Vajzës i mbushen sytë dhe flet kështu: "Vallahi, shumë pak e mbaj mend, ka pasë një nishan këtu te mjekra në anën e majtë, por... ajo ka ikë sepse nuk e ka dashtë babën, ka dashtë nji burrë jetër".
I zoti i shtëpisë thotë vetëm kaq: "Jam Jakup Dina, jetoj në Gjinaj, dua ndihmë prej shtetit se po më vdesin vajzat e vogla, s‘kam asgjë tjetër përveç këtyre dy vajzave, as pension, asgjë, por marr një ndihmë ekonomike nga komuna, e cila nuk mjafton të ushqehemi". Burri, i cili ka punuar dikur si minator në minierën e bakrit, tani, në atë moshë, i veshur një xhaketë ushtarake si ato të NATO-s thotë se nuk ka më forcë për të punuar dhe është tjetërsuar mizorisht nga mjerimi. Ai, pasi tregon shkurt kush është e çfarë kërkon, thotë se të gjitha të tjerat mund të shihen brenda. Pra, ku nuk shihet asgjë. Siç e shënuam, ata kanë vetëm një stufë drush mbi platformën e të cilës, ndërsa ai fliste me mua, digjen disa feta bukë.
Burri tregon se nëna e fëmijëve e ka lënë, ndonëse ligjërisht ende figurojnë së bashku dhe është martuar në Kosovë. Kjo ka ndodhur para më shumë se 7 viteve, kur atyre u kishte vdekur një vajzë e tretë në gjumë. "I është bllokuar fryma në sisën e nënës", tregon vajza e madhe. Në lagje thanë se kishin bërë dy tentativa për ta martuar Jakupin, çka e dëshironin edhe vajzat, por kishin dështuar pikërisht prej mjerimit të skajshëm. Ndoshta edhe gruaja do të ketë ikur nga mjerimi i pafund, thonë njerëzit.
Në tavanin e shtëpisë qëndrojnë varur disa bukë 50 lekëshe në qese plastike, një të tillë e mban në dorë, "a bën me dalë në foto me bukë në dorë?, prit ta lë bukën në një vend, nuk kemi raft buke, por i ve këtu në traun e katit", thotë Jakupi i hutuar para aparatit fotografik. Dhe dalin në foto mu para shtëpisë, e cila nuk është pronë e tyre. Para disa kohësh Jakupi ka pasur shtëpinë e vet, por dëbora e 2001-it ia ka shembur çatinë dhe pas kësaj ngjarjeje i janë lutur një kushëriri që është shpërngulur në Tiranë që t‘i lejonte të rrinin në shtëpinë e braktisur. Trau i shtëpisë ka plot qese plastmasi me nga një bukë brenda, Jakupi shkonte në qytet një herë në javë dhe trokiste në furrat e bukës dhe blinte me çmim të lirë bukët që ktheheshin, pra që nuk shiteshin. Ai shpesh hyn borxh edhe në dyqanin e fshatit që është edhe kafene njëkohësisht.
Në kthim, pronari i lokalit, Skënder Selaj, na tregoi detajin e sëpatës: "Nuk mundem të gjej fjalë për Jakupin, është për të ardhur keq, ai s‘ka asnjë mjet jetese, ka vetëm katër qoshet murit të shtëpisë, edhe ajo nuk është vetja. Ai merr shpesh borxh ndonjë gjë në dyqan, merr ndonjë pako biskota apo miell etj. Mirëpo nuk ka lekë, ka mbërritë puna dhe me ka sjellë sakicën (sëpatën) e druve, "A mundesh me e pranu sakicën e druve, qe po ta jap, e fshima borxhin që kam", tha dhe e la sakicën në dyqan. Atë natë më ka lanë pa gjumë, edhe tash që po flas rrënqetrhem, më vjen keq sepse e kemi katundar, sakicën do t‘ia çoj se i duhet me pre dru dhe borxhin nuk ia kërkoj", thotë Skënderi.