Minarolli: Kemi marrë masa ndëshkimore
Pas denoncimit në "Fiks Fare", reagon ambasadori shqiptar në Athinë, Vili Minarolli. Sipas tij, nuk është hera e parë që në këtë ambasadë janë ndeshur raste abuzimi. Madje, janë jo të paktë diplomatët, por dhe nga personeli teknik, të larguar nga puna për veprime abuzive e të pamoralshme. Për të shmangur abuzimet, kjo ambasadë ka dorëzuar pranë të gjitha komisariateve të policisë specimentet dhe vulat origjinale të konsujve. Madje, ajo ka kërkuar bashkëpunim me policinë e zonës për të larguar sekserët.
Për rastin e denoncuar në "Fiks Fare", dy ditë më parë, sipas ambasadorit Minarolli, kemi të bëjmë me një falsifikim jashtë ambasadës, "fenomene me të cilat jemi ndeshur edhe më parë, ndonëse është i përfshirë edhe një punonjës i ambasadës". Ambasadori shqiptar në Athinë është i sigurt që Ministria e Jashtme do të trajtojë rastet dhe do të ndajë përgjegjësitë, "jo siç bëri Prokuroria e Tiranës, para një viti, kur ne denoncuam një rast tejet flagrant dhe ata e mbyllën çështjen". Ai kërkon që drejtoritë përkatëse në Ministrinë e Jashtme t‘i vlerësojnë me më shumë seriozitet informimet që vijnë nga ambasadat dhe të jenë më bashkëpunuese me ambasadorët, pasi shteti dhe qeveria u ka besuar më shumë përgjegjësi se administrimi i godinës dhe i personelit të ambasadës. "Nuk duam të marrim kompetencat e të tjerëve, por ambasadori e di se për ç‘personel ka nevojë, pra t‘i merret edhe atij mendimi në të tilla raste", përfundon ambasadori shqiptar në Athinë, Minarolli