Has, policia ndalon pa shkak kandidatin për deputet
Incidentet e fushatës elektorale nuk kanë të sosur. Ngjarja e radhës ka ndodhur në rrethin e Hasit, ku një kandidat për deputet është ndaluar nga policia në rrugë, ndërsa lëvizte për qëllime të fushatës elektorale. Agjencitë e lajmeve në Tiranë dhanë dje disa versione të lajmit, duke iu referuar deklaratave të përfaqësuesve të Partisë Socialdemokrate, kandidat i së cilës është personi i ndaluar në rrugë nga policia. Por Policia e Kukësit ka sqaruar se bëhej fjalë vetëm për një kontroll të mjetit dhe se gjithçka është sqaruar.
Bëhet fjalë për Apostol Goxhin, i cili kandidon për deputet në listat e Partisë Socialdemokrate në Qarkun e Kukësit. Kandidati për deputet ishte duke udhëtuar nga Hasi në drejtim të Kukësit, dje pasdite, kur në afërsi të fshatit Vranisht, rreth 3 kilometra pasi kishte lënë pas Krumën, një patrullë policie i ka bërë me shenjë të ndalojë. Goxhi i është bindur urdhrit dhe është treguar i gatshëm t‘u japë policëve dokumentet e mjetit, që ata i kërkuan. Por pasi panë se dokumentet ishin në rregull, policët i kanë kërkuar drejtuesit të zbresë në tokë, sepse donin t‘i bënin një kontroll fizik makinës. Kjo është konsideruar e tepruar nga Goxhi, i cili përveçse kandidat për deputet është edhe një biznesmen i njohur në zonë.
Megjithëse i është bindur urdhrit për kontrollin e mjetit, Goxhi ka debatuar me punonjësit e policisë, duke e konsideruar veprimin e tyre tendencioz. Ai ka kontaktuar menjëherë me drejtues të partisë së tij, si edhe me zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Policisë së Kukësit. Çështja mësohet se ka arritur deri të drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm dhe kandidati është lënë i lirë të vazhdojë rrugën.
Drejtori i Policisë së Qarkut të Kukësit, Muharrem Furriku, tha dje se kandidatit për deputet i ishte kërkuar falje për incidentin e panevojshëm dhe se gjithçka ishte zgjidhur. Ndërkohë, edhe nga zyrtarët e PSD-së në Kukës konfirmohet se policia ka kërkuar falje për incidentin, por ata gjithsesi e shohin këtë ngjarje si të qëllimshme dhe me prapavijë politike.