Kosova, pse nuk e njohin shtetet myslimane?
Mosnjohja e shtetit të Kosovës nga shumë shtete myslimane vazhdon të nxitë debate dhe analiza të ndryshme tash sa kohë ndër ne. Pak ishin ata që menjëherë pas 17 shkurtit do të dyshonin, aq më pak ta dinin se, shumica e këtyre shteteve nuk do të na njohin as edhe pas një viti. Ishte kjo njëra nga ngjarjet që më së miri flet për atë se sa në Kosovë, përkundër angazhimit jo të zakonshëm kuantitativ të intelektualëve në politikë, ka munguar mendimi i përpunuar mbi raportet e ndryshme diplomatike e posaçërisht mbi raportet e Kosovës me shtetet myslimane.
Në një aspekt kjo mbase nuk është për t‘u çuditur, aq më shumë, po patëm parasysh moshën e shtetit të Kosovës, Ministrisë së Jashtme dhe mungesën e kuadrove të kualifikuara dhe me përvojë. Arsyet që janë dëgjuar ndër ne lidhur me këtë veprim të këtyre shteteve kanë qenë të ndryshme, shpesh duke anashkaluar atë që unë konsideroj se është kryesorja.
Disa kanë kritikuar vetëm Ministrinë e Jashtme, duke thënë se ajo nuk po angazhohet sa duhet në këtë drejtim apo se nuk është e hapur dhe kooperative sa duhet. Është anashkaluar fakti se ajo është në konsolidim e sipër, se, për shumë punë e aktivitete i mungojnë mjetet dhe mekanizmat përcjellës, por gjithsesi edhe përvoja.
Në anën tjetër konsideroj se nuk është e tepërt të thuhet se në asnjë shtet normal për veprimet që janë në kompetencë të qeverisë, konkretisht të ministrisë përkatëse, nuk do të mund të punonte askush pa autorizime të përcaktuara saktë dhe jashtë strategjisë dhe ombrellës së saj. Përveç nëse këto aktivitete nuk do të ishin të asaj natyre çfarë ishte ajo e një piloti shqiptaro-amerikan, i cili këtë e bënte në një mënyrë origjinale dhe simpatike me avionin e tij.
Por cilat në të vërtetë janë arsyet kryesore pse këto shtete janë rreshtuar kështu ndaj Kosovës?
Apo për ta shtruar pyetjen ndryshe: Çfarë i pengon këto shtete që Kosova të jetë shtet i pavarur? Mund të shpjegohet veprimi i Greqisë thonë disa, nëse kihen parasysh raportet e saj vëllazërore me Serbinë, mund të shpjegohen edhe veprimet e Spanjës nëse kihen parasysh problemet e saja me baskët dhe katalonasit, të cilët ka kohë që aspirojnë autonomi, por pse shtetet myslimane dhe pse kaq shumë nga ato? Aq më shumë debateve i shtohet doza e dëshpërimit, kur disa të tjerë të habitur pyesin se si anashkalohet kaq lehtë e vërteta nga këto shtete se edhe ne jemi myslimanë, për t‘u bërë aspak pragmatikë, ca të tjerë me konstatimin kot se kjo ndodh, se ne nuk jemi si duhet myslimanë.
Së pari mendoj se duhet pasur parasysh se asnjëri nga shtetet myslimane, që nga Perandoria Osmane, nuk ka interesa vitale të asaj natyre që mund të shtrihen, aq më pak cenohen, në këtë pjesë të Europës, ku është Kosova.
Në anën tjetër, asnjërit nga shtetet myslimane, as sot e kësaj dite, nuk i ka shkuar për dore ta marrë primatin e shtetit kryesor të kësaj bote, sado që ka kohë që për këtë primat garojnë Egjipti, Irani, por nganjëherë edhe Arabia Saudite.
Në Ballkan qysh herët dhe për një kohë të gjatë interesa vitale ka pasur Rusia cariste, përkatësisht BRSS-ja komuniste, si dhe euro-perëndimorët, ndërkaq posaçërisht dy deceniet e fundit SHBA-ja me prirjen e saj konstruktive të shtrirjes së liberal-demokracisë në këtë pjesë të Europës.
Vetëm nëse nga ky prizëm kihet parasysh raporti i SHBA-së dhe Rusisë, mund të kuptohet pjesa e parë e këtij reagimi të shteteve myslimane.
Pjesa e dytë është se Rusia, e cila duke mos mundur të përballet me demokracinë euro-perëndimore, të cilën nuk mund ta përqafojë, por as nuk mund të ofrojë diçka kualitative, po ndikon te këto shtete duke i shantazhuar ato se shtrirja e ndikimit amerikan në këtë rajon të Europës ku gjendet edhe Kosova, mund të bëhet kërcënim për paqen dhe sigurinë e shteteve myslimane.
Shembull ilustrativ për këtë kërcënim rusët marrin atë që u fillua të jetësohet diçka më herët, konkretisht nga administrata e Bushit për vendosjen e raketave me rreze të gjata veprimi në Poloni e Çeki, duke shtuar me djallëzi se, në një të ardhme të afërt, të ngjashmet mund të vendosen edhe në Ballkan, prej nga po mundkan të rrezikohen edhe jo pak shtete myslimane.
Sigurisht se shpjegime të tilla i pranon me lehtësi Ahmedinexhadi në Iran dhe kolegu i tij Bashir në Siri. Kur të kihen parasysh marrëdhënie të tilla gjeostrategjike, të cilat realisht janë jashtë mundësive konkrete për Kosovën të bëjë diçka kualitative për t‘i ndryshuar ato, mund të kuptohet se sa jorealiste janë kritikat për të fajësuar vetëm Ministrinë e Jashtme, për atë se nuk na njohin shtetet myslimane. E mira është se administrata e Presidentit Obama ka një qasje kualitative dhe të sinqertë ndaj botës myslimane, prandaj mund të pritet që në një të ardhme të afërt, së paku te një numër jo i vogël i shteteve myslimane, interesat e SHBA-së në Ballkan nuk do të konsiderohen si antimyslimane, çka mund të sjellë edhe njohje të reja nga kjo botë.