Odiseja e "transplantit të organeve"
"Ne nuk kemi dëshmi të tjera për Shtëpinë e Verdhë në Kukës. Nëse ky dëshmitar deklaron se atij i është marrë veshka, do të na ndihmonte shumë", kështu ka deklaruar një prej pjesëtarëve të BIA-s, në përpjekje për të bindur dëshmitarin shqiptar që të japë deklaratë të rreme për akuzat e ngritura se gjoja në një shtëpi në Kukës pjesëtarët e UÇK-së, në mënyrë të organizuar, kanë bërë transplantime të organeve të trupit, të cilat më vonë i kanë shitur.
Ky pjesëtar i BIA-s ka deklaruar se nuk kanë asnjë dëshmi tjetër. Ata po provonin shansin e fundit. I gjithë ky komplot është demontuar prej Policisë së Kosovës, që kanë arritur ditë më parë të kapnin pjesëtarët e Shërbimit Inteligjent Serb në flagrancë, duke dashur të paguanin dëshmitarët.
Kjo do t‘i forconte së tepërmi dyshimet, që për këtë rast kishte ngritur ish-kryeprokurorja e Hagës, Carla del Ponte, në librin e saj autobiografik, "Madame Prosecutor" (Zonja prokurore). Ajo ka raportuar se ekipi i saj për krime lufte në OKB kishte marrë disa të dhëna se 100 deri në 300 serbë janë zhdukur apo rrëmbyer menjëherë pas konfliktit në Kosovë, në vitin 1999.
Sipas saj, ata ishin dërguar në Shqipëri, ku u janë transplantuar organet dhe më pas janë vrarë. Mendimin e saj kundër UÇK-së, edhe më shumë e kishin forcuar gazetarë të BBC-së, të cilët në reportazhet e tyre kanë cituar persona anonimë, të cilët kinse kanë rrëfyer për mizoritë e supozuar të pjesëtarëve të UÇK-së ndaj pengjeve serbë, shqiptarë, romë etj.
Rreth një javë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të BIA-s në Kosovë dhe pas publikimit të transkriptit nga gazeta "Express", zyrtarë të institucioneve kosovare, udhëheqës të ish-UÇK-së, analistë etj., thonë se akuzat që janë bërë për transplantim organesh nga pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë qenë edhe një tentim tjetër i Serbisë për prishjen e imazhit të luftës së fundit dhe stopimin e njohjeve të shteteve të reja për pavarësinë e vendit.
Njëri nga ish-udhëheqësit e UÇK-së në rajonin e Dukagjinit, Naim Maloku, pohon se investimet materiale të Serbisë në këtë drejtim janë të shpenzuara kot, pasi, sipas tij, nëse ky mision i BIA-s do të vazhdonte edhe më tutje, i vetmi dëmtim që do t‘i bëhej Kosovës ishte stopimi i dinamikës së njohjeve nga shtetet për pavarësi. Sipas Malokut, organizmat ndërkombëtarë kanë qenë në dijeni se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.
"Mendoj se të gjithë liderët në Kosovë kanë qenë unikë për sa u përket akuzave të Carla del Pontes. Që në fillim është ditur se nga këto akuza nuk do të ketë asgjë. Këtu janë shpenzuar qindra mijëra euro për të gjetur dëshmitarë të rremë. Ndërkohë, përfundimi i hetimeve lidhur me akuzat është ditur. Nuk kanë arritur të kenë ndonjë rezultat, sepse nuk ka pasur ndonjë krim të tillë nga ana e pjesëtarëve të UÇK-së", thotë Maloku.
KMDLNJ-ja thotë se edhe para se të arrestoheshin tre serbët, pjesëtarë të BIA-s, ka qenë e ditur se ai pohim është një shpikje e pastër nga kundërshtarët e UÇK-së. Sipas saj, që nga fillimi është ditur se këto akuza nuk do të shpinin askund.
"Është ditur që nga fillimi se akuzat e Pontes dhe disa të tjerëve janë të pabaza", thotë Behxhet Shala, drejtor i KMDLNJ-së.
Sipas tij, me arrestimin e tre pjesëtarëve të BIA-s, Policia e Kosovës ka bërë një punë të jashtëzakonshme, pasi ai thotë se pavarësisht faktit që është ditur se akuzat janë të pabaza, BIA-ja do t‘i përdorte argumentet e rreme për të dëmtuar imazhin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.
"Ende nuk jemi të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm është ky sukses i Policisë së Kosovës, sepse kanë parandaluar një veprim jashtëzakonisht të rrezikshëm, kanë parandaluar sigurimin e fakteve, që edhe pse krejtësisht të rreme, ato do të mbështetnin akuzat e Pontes, të Serbisë dhe të ndërkombëtarëve, të cilët kanë kërkuar të fillojnë hetimet për transplantimin e trilluar në Shtëpinë e Verdhë në Kukës", thotë Shala.
Sipas tij, me arrestimin e tre pjesëtarëve të BIA-s, shihet se ka qenë një planifikim i qëllimshëm dhe se Serbia po investon qindra mijëra e miliona euro, për të gjetur dëshmitarë të rremë dhe për të akuzuar të tjerët për krimet që i ka bërë vetë.
Në anën tjetër, KMDLNJ-ja thotë se Kosova ka me mijëra fakte, mirëpo nuk është në gjendje që t‘i tregojë botës se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Megjithatë, KMDLNJ-ja thotë se është shumë e rëndësishme që të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve nga lufta në Kosovë, duke përfshirë edhe dhjetëra serbë, të cilët konsiderohen të zhdukur që nga viti 1999.
"Dikush duhet të japë informacione për serbët e zhdukur, sepse ka mbetur e pandriçuar kjo çështje, e cila ka krijuar një mundësi për spekulime, që në mënyrë mjeshtërore e ka keqpërdorur Carla del Ponte", vlerëson Shala.
Ekspertë të drejtësisë thonë se tentimet e Serbisë për të njollosur luftën e fundit, sikurse rasti i BIA-s, tregon qartë dëshpërimin e Serbisë në përpjekjet e saj që të prishin imazhin e udhëheqësve të UÇK-së, e të cilët sot janë në krye të institucioneve të Kosovës dhe në partitë në opozitë.
"Serbia ka humbur adutet e saj në tregimin që ka bërë nëpër botë të përrallës se gjoja shteti i Kosovës ka liderë që kanë qenë drejtues të UÇK-së, e që janë të përfshirë në krime të tmerrshme që i ka bërë elita e UÇK-së", thotë Tomë Gashi, këshilltar i Kryeministrit për drejtësi.
Sipas tij, loja është edhe më e zjarrtë, kur pritet që për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë të merret vendim këshillëdhënës i Gjykatës së përhershme të Drejtësisë në Hagë.
"Është një çështje e luftës mediale, që Serbia ka investuar në këto dhjetë vitet e fundit dhe që ne mjerisht e kemi injoruar. Askush nga udhëheqësit e Kosovës nuk ka qenë kundër hetimeve, pasi rezultati i këtyre hetimeve është ditur dhe më mirë të shpenzohet energji në hetimet se kush nga serbët ka vrarë mbi 15000 mijë civilë kosovarë në luftën e fundit", thotë ai.
Qeveria e Kosovës edhe një herë ka ripërsëritur se ekzekutivi përkrah çdo hetim të pavarur dhe të drejtë në rastin e akuzave për transplantim organesh nga ish-pjesëtarë të UÇK-së.
"Ne jemi për hetime të plota, të pavarura dhe të drejta, pa marrë parasysh se ndaj kujt janë në këtë rast; ne kemi shprehur mendimin atëherë dhe e përsërisim përsëri se lufta jonë ka qenë e drejtë, e pastër, çlirimtare dhe njerëzit e luftës i kanë respektuar të gjitha të drejtat", thotë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Kuçi ka vlerësuar se qeveria e Kosovës ka pasur bindjen më herët se akuzat kanë qenë vetëm një spekulim.
"Ne presim organet e hetuesisë që të japin fjalën përfundimtare", rrëfen ai.