E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtia, përsëri në plan të parë

Pas muajsh të tërë të karakterizuar nga aktivitetet e vakëta në kuadrin e tregtisë, sipas mediave amerikane lexohen shenja se kjo çështje mund të marrë peshë të dorës së parë në axhendën e Presidentit Obama, i cili planifikon një udhëtim në Itali gjatë muajit korrik, ku do të takohet me partnerë të rëndësishëm tregtarë. "Nuk duhet të flasim për tregtinë si për një çështje të faqes së dytë të axhendës, por ta vëmë në faqen e parë", tha një prej asistentëve të Obamës mbi çështjet e tregtisë me jashtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›