Vetëvritet në Tetovë studentja nga Berati
Xhoana Dervishi, 22 vjeçe, lindur dhe banuese në fshatin Donofrosë të Beratit, është vetëvrarë në rrethana ende të panjohura në Tetovë të Maqedonisë, ku ndiqte studimet e larta.
Ngjarja e dhimbshme mësohet të ketë ndodhur tri ditë më parë, ndërkohë që trupi i pajetë i 22-vjeçares ka mbërritur pranë familjes të shtunën, ku edhe është përcjellë për në banesën e fundit.
Vetëvrasja
Të afërm të 22-vjeçares tregojnë për gazetën se Xhoana ndiqte studimet e larta në Universitetin e Tetovës dhe ishte në vitin e katërt. Ajo banonte në një shtëpi me qira në katin e shtatë të një pallati. Në rrethana ende të pasqaruara plotësisht, mbrëmjen e së premtes ajo ka fluturuar nga ballkoni i katit të shtatë dhe ka përfunduar në tokë pa asnjë shpresë për jetën. Banorë të pallatit, fqinjë të studentes shqiptare, e kanë dërguar menjëherë në spital, por gjithçka ka qenë e kotë. Xhoana Dervishi ishte ndarë nga jeta pak pas rënies nga kati i shtatë.
Motivet
Ende nuk janë dhënë në mënyrë zyrtare nga autoritetet e policisë e drejtësisë maqedonase motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Por, siç kanë shpjeguar të afërm të saj, Xhoana ishte e dashuruar dhe bashkëjetonte me një djalë, të cilin e njihnin edhe familjarët e saj në Donofrosë. Muajt e fundit 22-vjeçarja kishte mbetur shtatzënë dhe kjo ishte pranuar nga të dyja familjet, të cilat kishin rënë dakord që të rinjtë të martoheshin këtë verë, pak ditë pas marrjes së diplomës së universitetit. Por, mendohet se i dashuri i Xhoanës ka ndërruar mendje ditët e fundit dhe kjo ishte bërë shkak për zënka të përditshme të çiftit. Banorët e pallatit ku jetonin të rinjtë kanë rrëfyer për policinë se kanë dëgjuar zënka e të bërtitura në dhomën e tyre dhe pak pasi djali ishte larguar nga banesa, vajza kishte ndërmarrë aktin fatal, duke u hedhur nga kati i shtatë.